Një recetë ditore për “të qetësuar” stomakun e fryrë
Foto: Ilustrim

Një recetë ditore për “të qetësuar” stomakun e fryrë

Lifestyle March 16, 2025 - 08:21

Fryrja e stomakut është ënjtje me dhimbje në zonën e barkut, e cila mund të shkaktohet kur hani diçka me të cilën nuk pajtohet trupi juaj.

Metodat për trajtimin e këtij fenomeni fillojnë nga konsumimi i ushqimeve të caktuara e deri te konsumimi i shumtë i ujit.

Ja çfarë vakte të konsumoni për të eliminuar këtë problem:

Mëngjes

– Kos me drithëra dhe 1 filxhan manaferra ose 2 vezë të ziera dhe 1 filxhan manaferra

Mes mëngjesit dhe drekës

– 1 grusht arra dhe 1 portokalli ose disa shkopinj selino dhe 2 lugë çaji gjalpë kikiriku

Drekë

– Sallatë: 2 gota të mëdha me perime, 1 kastravec, 2 domate, 2 karota të vogla, 1 avokado, 1 vezë të zierë, një lugë çaji fara (luledielli, kungull ), vaj, limon, uthull

Vakt për pasdite

– 200 ml kos me kanellë ose

– Një filxhan me copa kastraveci dhe kopër të freskët, të kombinuara me dy lugë kos.

Darkë

– Peshk i pjekur, spinaq i gatuar me vaj ulliri dhe hudhër, perime të pjekura (patate, karota, panxhar).

Konsultohuni me mjekun për të vërtetuar që këto produkte nuk ju bëjnë reaksion.

Image