Largoni aromat e pakëndshme në frigorifer me këto metoda super të thjeshta
Duke qenë se po i afrohemi natës së Vitit të Ri, ndjejmë të gatuajmë një llojshmëri të ushqimeve për të mbushur tavolinën e për të festuar me më të afërmit tanë.
Ku ka më mirë se të gatuajmë ushqimet tona të preferuara për të përmbyllur në mënyrë simbolike këtë vit që po lëmë pas.
Por me ushqimet që teprojnë, ne duhet t’u bëjmë vend në frigorifer, për t’i konsumuar edhe të nesërmen. Megjithatë, kjo do të thotë se frigoriferi do të mbingarkohet, kështu do të shtohen aroma të pakëndshme.
Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund t’u thoni lamtumirë aromave të këqija, pa pasur nevojë ta pastroni frigoriferin raft për raft.
Një ekspert, i quajtur Joshua Warren ka ndarë disa truke për të eliminuar këto aroma dhe ta mbani pajisjen ftohëse të freskët.
Njëra prej metodave është vendosja e një çorape të pastër të mbushur me sodë buke.
Mbushni një çorape me sodë buke dhe vendoseni në frigorifer. Mund të duket e çuditshme, por siç potencon eksperti do të absorbojë aromat e këqija dhe të bëjë pajisjen ftohëse të freskët.
Një tjetër metodë është vendosja e tapave të verës në frigorifer. Sikurse çorapja me sodë buke, këto tapa ndihmojnë në freskimin e ambientit brenda. Vendosni disa tapa në një tas e më pas në frigorifer. Materiali i tyre natyral është shumë i mirë në thithjen e aromave.
Sipas ekspertit, llumi i kafesë gjithashtu do t’ju ndihmojë në këtë drejtim.
Mbetjet e kafesë janë një mënyrë e shkëlqyer për të hequr aromat e pakëndshme nga frigoriferi juaj. Vendoseni masën në një enë të hapur në frigorifer për të thithur aromat. /telegrafi