Soda e bukës, magjike për shëndetin e flokëve dhe rritjen e tyre

Soda e bukës, magjike për shëndetin e flokëve dhe rritjen e tyre

Lifestyle May 06, 2024 - 08:39

Flokët janë një aset shumë i rëndësishëm për paraqitjen e jashtme.

Ekspertët këshillojnë trajtimet në mënyrë natyrale për ta ushqyer dhe mirëmbajtur ato.

Soda e bukës është një produkt që gjen përdorime të pafundme, nga pastrimi e deri te shëndeti i organizmit.

Gjithashtu ky produkt mund të përdoret edhe për shëndetin e flokëve duke i nxitur ato që të rriten më shpejt.

Si ta përgatisni trajtimin e flokëve me sodë buke?

Përbërësit:

1 lugë gjelle me sodë buke

3 lugë gjelle me ujë

1 lugë gjelle me uthull molle

4 luge gjelle me ujë

Përgatitja:

Përziejeni të dy përbërësit e parë (1 lugë gjelle sodë dhe 3 lugë gjelle me ujë) derisa të formoni një pastë të njëtrajtshme. Vendoseni në flokë të lagur nga rrënjët deri tek majat, dhe lëreni për disa momente. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe të freskët. Pasi të keni bërë këtë hap përzieni uthullën e mollës me ujin dhe përdoreni për të shpëlarë në fund flokët tuaja për më shumë shkëlqim.

Vlera e sodës së bukës për shëndetin e flokëve

Soda e bukës ofron përfitime të larmishme për flokët. Së pari, soda e bukës e pastron atë dhe i jep shkëlqim. Së dyti, ajo e bën flokun më të fortë dhe stimulon rritjen e tij. Soda e bukës nuk përmban asnjë kimikat të dëmshëm, edhe pse para përdorimit duhet të këshilloheni dhe siguroheni që nuk jeni alergjikë ndaj saj.