Mos rrini me kolegët që ju mbushin me negativitet
Mund të jetë tepër stresuese të jesh i pakënaqur në punë. Shumë njerëz janë duke luftuar me veten për të shijuar punën më shumë. Shpesh kjo lidhet dhe me monotoninë që shkaktohet në punë. Megjithatë, ka disa gjëra që mund të bëni për t’u kënaqur.
1. Ndryshoni mendësinë tuaj
2. Ndryshoni monologun tuaj të brendshëm. Ndryshoni mënyrën se si mendoni për veten dhe punën tuaj.
3. Mos u shoqëroni me njerëz negativë
4. Mos rrini me kolegët dhe njerëz që ju mbushin vetëm negativitet. Mos u përfshini në thashetheme në zyrë.
5. Krijoni një imazh pozitiv mendor
6. Keni një vend në mendjen tuaj ku mund të bëni një pushim mendor kur ndiheni të stresuar. Mbyllni sytë dhe imagjinoni një skenar relaksues.
7. Kini parasysh përfitimet e punës
8. Të gjithë punojnë për një arsye. Edhe nëse puna juaj nuk është diçka që do të ndryshojë botën, ju duhet të punoni për të përballuar nevojat bazë si ushqimi dhe strehimi.
9. Merrni parasysh kontributet pozitive që jepni
10. Mendoni për gjërat e mira që bëni në punën tuaj, qoftë edhe për gjërat e vogla.