Suedia mohon se do të mbahet kampionati i seksit

Suedia mohon se do të mbahet kampionati i seksit

Lifestyle June 08, 2023 - 22:39

 

Ditëve të fundit në mediat ndërkombëtare ka qarkulluar lajmi se në Suedi do të mbahet Kampionati Evropian i Seksit, i cili sipas raportimeve do të fillonte sot.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar konfederata suedeze e sportit, duke thënë se janë duke u përhapur informacione jo të vërteta, shkruan DW.

Anna Setzman, zëdhënëse e konfederatës suedeze të sportit për DW dha detaje në lidhje me këto informacione.

“I gjithë ky informacion është i rremë. Për momentin, në disa media ndërkombëtare po përhapen informacione të rreme për Suedinë dhe sportet suedeze, këto i mohojmë fuqishëm”, është shprehur ajo.