Tërhoqi zvarrë qenin e tij me makinë, gjobitet me 30 mijë euro

Tërhoqi zvarrë qenin e tij me makinë, gjobitet me 30 mijë euro

Lifestyle January 14, 2023 - 11:25

Një burrë një zonën e Patrës është gjobitur me 30 mijë euro pasi tërhoqi zvarrë qenin e tij me makinë. Personi në fjalë, akuzohet për shkelje të legjislacionit për mirëqenien e kafshëve.

Sipas denoncimit të një qytetari, i pandehuri ka tërhequr zvarrë qenin e tij, të lidhur me zinxhir. Menjëherë efektivët e policisë së Patras kanë lokalizuar të akuzuarin dhe e kanë arrestuar, ndërsa qeni është dërguar menjëherë tek veterineri për të trajtuar plagët e marra.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Patras, ndërsa policia ka deklaruar se ndaj të akuzuarit është caktuar një gjobë administrative prej 30 mijë eurosh. /abcnews

/abcnews.al