Restoranti më i mirë në botë me pronar shqiptar do të mbyllë dyert

Restoranti më i mirë në botë me pronar shqiptar do të mbyllë dyert

Lifestyle January 11, 2023 - 20:06

Noma, restoranti danez që konsiderohet të jetë një nga më të mirët në botë do të mbyllet. Të hënën, drejtuesit njoftuan se biznesi do të mbyllë dyert vitin që vjen dhe do të rihapet si një “shkollë kuzhine.”

“Që të vijojmë të jemi noma, ne duhet të ndryshojmë,” shprehet pronari i Noma-s, René Redzepi në një njoftim të bërë në uebsajtin e restorantit.

Megjithatë, në njoftim nuk shpjegohet se përse restoranti do t’i mbyllë dyert për shërbimet e zakonshme në dimrin e 2024.

René Redzepi ose (Rexhepi) është me origjinë shqiptare. Babi i tij është shqiptar i Maqedonisë së Veriut ndërsa e ëma daneze.

Kur ishte i vogël, familja e tij u shpërngul në Tetovë deri në vitin 1992. Jetën në RMV, René Redzepi e ka përshkruar si të këndshme, krahasuar me kohën që kaloi në një apartament të vogël në një lagje jo fort të mirë të Danimarkës.

Te Noma, zakonisht një vakt kushton të paktën 500 dollarë personi.

Redzepi tha po ashtu se duke nisur nga 2025, Noma do të bëhet shkollë kuzhine dhe do të shesë produkte online. Po ashtu, ai bëri të ditur se restoranti do të ketë “pop-ups” nëpër botë.

“Shërbimi ndaj klientëve do të jetë gjithnjë një pjesë e jona, por të qenit restorant nuk është më një që na karakterizon.”

Redzepi e hapi Noma-n në Kopenhagën në vitin 2003 dhe me kalimin e kohës, restoranti u bë xhevahir i kurorës në sektorin e gastronomisë. Ndërsa pjatat e Noma-s bëheshin gjithnjë e më të njohura, u bë gjithnjë e më e pamundur që të bëje një rezervim në këtë restorant.