Pesë pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të kërkoni shpirtin binjak

Pesë pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të kërkoni shpirtin binjak

Lifestyle January 08, 2023 - 14:37

Ne rritemi duke besuar në histori romantike dhe duam të takojmë personin e përsosur, me të gjitha cilësitë e nevojshme.

Megjithatë, historitë romantike janë të thjeshta vetëm në filma dhe përralla. Gjetja e një partneri në realitet mund të jetë shumë frustruese dhe e lodhshme.

Megjithatë, nuk duhet të jetë kështu.

Është e mundur që ju të keni një pamje ëndërrimtare të dashurisë dhe të dëshironi të takoni një person që të bini në dashuri gjatë gjithë jetës, të jetë i mrekullueshëm që mund t’ju bëj të lumtur në çdo çast.

Ju dëshironi dashuri përrallash, ju përpiqeni për të, dhe duke bërë këtë ju injoroni faktin që përrallat janë thjesht përralla.

Është e nevojshme të njihni veten dhe të jeni plotësisht të vetëdijshëm për dëshirat dhe nevojat tuaja aktuale. Në këtë mënyrë do të mbroheni nga pritshmëritë tuaja joreale, por edhe nga zgjedhjet e këqija.

Bëjini vetes pyetjet e mëposhtme:

Pse po kërkoj dashurinë e vërtetë?

Ndoshta jeni duke kërkuar për një shpirt binjak për të krijuar një familje, ose dëshironi një jetë romantike së bashku. Ndoshta thjesht ndiheni gati për diçka të tillë. Cilado qoftë arsyeja, duhet të jeni të vetëdijshëm për të.

Krahasoni arsyet tuaja me njerëzit me të cilët takoheni dhe shikoni nëse ka një mospërputhje. Ndoshta ky është problemi.

Kur?

Përgjigja është – tani! Sapo mendoni të gjeni dashurinë e vërtetë, me siguri tashmë jeni gati për të.

Mos i përmbaheni një kufiri kohor të rreptë, në kuptimin që duhet të jeni në një lidhje pas disa muaj takime. Kjo krijon presion të panevojshëm. Filloni të dilni tani, shijoni momentet mes jush, dhe një ditë do të realizohet romanca juaj.

Kë po kërkoj?

Shumica e njerëzve, në fakt, janë në kërkim të një partneri pa e ditur as se çfarë kërkojnë në të vërtetë tek ai. Pak njerëz kanë një imazh të përcaktuar të asaj që duan. Cilat cilësi të partnerit ju nevojiten dhe cilat dëshironi të shmangni në përgjithësi? Çfarë ju nevojitet dhe çfarë jo? Jini të vetëdijshëm për pritjet tuaja, por gjithashtu jini realistë. Duke vepruar kështu, ju i ngrini kriteret, ndërsa në të njëjtën kohë ato mbeten të arritshme.

Cili është prioriteti im?

Mund të ndodhë që të fokusoheni shumë në gjetjen e dashurisë dhe kjo të ndikojë në disponimin tuaj dhe të humbni energji për aspekte të tjera të jetës suaj. Mbani në mend se dashuria nuk siguron jetesën dhe se vëmendja juaj duhet të drejtohet kryesisht nga ju. Mos lejoni që puna, familja apo miqtë tuaj të vuajnë dhe i neglizhoni duke e bërë një domosdoshmëri gjetjen e një partneri.

Nuk do të keni nevojë për ndihmë nga të tjerët vetëm për t’u njohur me njëri-tjetrin. Përkundrazi, është shumë më e rëndësishme që të keni mirëkuptim dhe mbështetje në qëllimet tuaja nga njerëzit e tjerë. Zbuloni se cilët janë njerëzit rreth jush, të cilëve mund t’u tregoni sinqerisht se si ndiheni. Në këtë mënyrë, i gjithë procesi i gjetjes së një partneri do të jetë më i lehtë për ju. /abcnews