Çka duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë

Çka duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë

Lifestyle July 05, 2021 - 08:02

Nuk është rastësi që mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës. Nëse keni eliminuar mëngjesin si një përpjekje për të humbur peshë, kjo është një taktikë e gabuar. Njerëzit që anashkalojnë këtë vakt kanë tendencë të kenë një peshë më të lartë trupore dhe rrezik më të lartë për mbipeshë.

Kjo vjen për faktin se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në rritjen e ndjenjës së urisë gjatë ditës dhe si pasojë e ngrënies së tepërt, e cila gradualisht mund të kontribuojë në shtimin e peshës. Por çfarë duhet të konsumoni për mëngjes?

Vezët

Është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave. Kjo është arsyeja pse ia vlen ta vendoseni në mëngjesin tuaj kur jeni duke u përpjekur të humbni peshë.

Produktet e qumështit

Ato furnizojnë trupin tuaj me kalcium dhe energji, por përmbajnë gjithashtu proteina. Një studim ka treguar se ngrënia e një mëngjesi me shumë proteina shoqërohet me frenimin e rritjes së yndyrës trupore, zvogëlimin e marrjes ditore të ushqimit dhe stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak.

Drithërat e plota

Një studim zbuloi se ngrënia e drithërave mund të rrisë shpenzimin e energjisë, duke e bërë më të lehtë humbjen e peshës. Drithërat e plota do t’i japin trupit energji dhe vitamina B, përbërës të nevojshëm për të kontrolluar peshën. /abcnews.al