Nuk është pandemia dhe as kriza ekonomike burimi kryesor i stresit, por…shtimi i peshës

Nuk është pandemia dhe as kriza ekonomike burimi kryesor i stresit, por…shtimi i peshës

Lifestyle June 27, 2021 - 21:46

Problemet ekonomike? Papunësia? Ankthi për të ardhmen? Nuk janë këto problematikat më të mëdha për të cilët italianët ndihen të stresuar.

Sipas rezultateve disi befasuese të një studimi të kryer mbi 3 mijë persona, rreth 40% të intervistuarve kanë treguar se burimi kryesor i stresit është rritja e peshës trupore, i ndjekur nga mungesa për marrëdhëniet sociale dhe në plan të dytë gjendja financiare.

Gjithmonë sipas sondazhit, 49% i italianëve ka shtuar mesatarisht 6.5 kile gjatë periudhës së gjatë të lockdown, dhe sipas 41% të tyre arsyeja kryesore e këtij shtimi varët nga një fenomen që mjekët quajnë “craving”.

Craving sipas tyre quhet dëshira pothuajse  e menjëhershme për të ngrënë diçka. Sipas studimeve, ky stimul është i ndryshëm nga uria  e mirëfilltë, dhe ka më shumë një origjinë psikologjike sesa fizike.  Ushqimet më të preferuara për të lehtësuar këtë stimul janë edhe ato që janë edhe më kalorike dhe që janë shkak i shtimit të peshës, nga patatet e fërguara tek ëmbëlsirat.

Padyshim që periudha e gjatë e mbyllur në shtëpi i ka shtuar këto stimuj, edhe për arsye indirekte. Pasiguria mbi COVID-19 në muajt e parë shtrëngoi shumë persona të blinin sasi të mëdha ushqimesh në supermarkete. Izolimi, stresi, mërzia dhe sasia e madhe e ushqimit në dispozicion ishin përbërësit e një kokteji kalorik që ka shtuar peshën e italianëve, por jo vetëm.

Për këtë arsye, mjekët nutricionist këshillojnë shmangien e blerjes së sasive të mëdha të ushqimit,  konsumimi i një fruti ose kosi në mes të ditës, në mënyrë që mos të ulemi të uritur në tavolinë.  

Nuk mungojnë edhe këshilla më praktike. Konsumimi i ujit  të gazuar, përshembull, duket sikur e kufizon shumë fenomenin e “craving”./A2