Nis festivali më i urryer në Kinë, do të vriten rreth 5000 qen

Nis festivali më i urryer në Kinë, do të vriten rreth 5000 qen

Lifestyle June 21, 2021 - 19:36

Ka nisur në qytetin Yulin në Kinë të mbahet një prej festivaleve më të neveritshme në botë; ai i mishit të qenit.

Në këtë ngjarje ku marrin pjesë mijëra persona pritet të vriten rreth 5000 qenë në 10 ditë.

Edhe pse ka pasur një reagim shumë të fortë prej vitesh për këtë festival mizor, tradita e tij nuk ka ndalur as vitin e kaluar, kur pandemia e koronavirusit ishte në kulmin e saj dhe kur mendohej se ai ishte transmetuar nëpërmjet kafshëve të egra.

Image

Sipas disa mediave britanike, shitësit janë fotografuar duke shitur mish qeni në qytetin Yulin disa ditë përpara se festivali të niste./a2cnn