“Pandora” do të përdorë vetëm diamante laboratorike
Foto: Reuters

“Pandora” do të përdorë vetëm diamante laboratorike

Lifestyle May 04, 2021 - 12:30

“Pandora” është bërë argjendaria e parë e madhe për të kaluar në diamante të krijuara në laboratorë, duke thënë se nuk do t’i përdorë më ato të minierave, pasi grupi danez deklaroi të ardhurat (me rritje të paparashikueshme) dhe zbuloi një strategji të re rritjeje.

“‘Pandora’ shet më shumë bizhuteri (85 milionë) se çdo kompani tjetër, por pasi synon tregun masiv, vetëm rreth 50.000 prej tyre përfshijnë diamante nga minierat.

Tani kompania do të nisë shitjen e bizhuterive me diamante të prodhuara nëpër laboratorë, që janë identikë me ata të minierave për sa u përket optikës dhe karakteristikave kimikale, nga rreth 290 euro.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Alexander Lacik, tha se me këtë ndryshim diamantet tani “nuk janë vetëm përgjithmonë, por edhe për të gjithë”.

“Nëse dilni e shpenzoni 10.000 dollarë ose edhe 5.000 për një unazë, me siguri se nuk jeni audiencë e ‘Pandora’-s. Ne mundohemi t’i bëjmë këto produkte të qasshme për një audiencë të gjerë”, tha ai për “Financial Times”.

Ky hap është vetëm pjesa e parë e dukshme e strategjisë së re të grupit danez.

Laciku tha se strategjia e re do të jetë “evoluim, jo revolucion”.

“Pandora” ka thënë se nga viti 2025 do të përdorë vetëm ar dhe argjend të ricikluar. /Zëri