Super Mario në realitet, një park ku të gjithë mund të përjetojnë aventurat e personazhit

Super Mario në realitet, një park ku të gjithë mund të përjetojnë aventurat e personazhit

Lifestyle March 19, 2021 - 22:02

Super Mario është një nga ata personazhe të cilët mbesin gjatë në kujtimet e fëmijëve edhe kur ata rriten. Por përtej ekranit dhe botës virtuale Super Mario mund të luhet edhe në jetën reale, secili mund të përjetojë rrugëtimin e tij në kërkim të vazhdueshëm të princeshës dhe përballja me kuçedrën.

Studio Japoneze Universal ka hapur një park special  ku futesh në botën e Super Mario. Një vend argëtimi që ka kushtuar 550 milionë dollarë e por u inaugurua me vonesë për shkak të pandemisë.

Duke hyrë përmes një tubi gjigant, vizitorët e Super Nintendo World, mund të shohim  bimët sikundër në lojë apo edhe blloqe monedhash e padyshim edhe të prekin flamurin e fitores apo te mbajnë kapelën unike te Marios

Atraksioni ka punësuar një "bandë shumë energjike e cila sinkronizohet me aplikacionin e parkut për të renditur vizitorët ndërsa ata mbledhin monedha dhe mposhtin krijesat e këqija

"Ju mund të bëheni Mario", u tha gazetarëve Ayumu Yamamoto, nënkryetar në departamentin e marketingut .

Vizitorët formuan radhë të gjata për t'u bashkuar me provën teknike. Aktualisht po operohet me kapacitet të reduktuar dhe vizitorëve  u duhet të rezervojnë  për të hyrë në zonën Nintendo e për të përjetuar aventurat e Super Marios.