Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Më mirë mësohet dhe punohet me muzikë, jo secila melodi është zgjidhja më e mirë

Më mirë mësohet dhe punohet me muzikë, jo secila melodi është zgjidhja më e mirë

Lifestyle January 03, 2021 - 16:49

Njohja me muzikën begaton jetën emocionale duke e zhvilluar të menduarit dhe aftësitë punuese

Muzika, shpesh ka forcë më të madhe se fjala. Ajo është një kënaqësi, një “fajtore” për një gjendje shpirtërore më të mirë, një balsam për plagët, një mikeshë më e mirë kur jemi të lumtur dhe të trishtuar.

Por muzika gjithashtu ka fuqinë të na inkurajojë të punojmë më mirë. Kështu tregoi një studim britanik, transmeton Telegrafi.

Të anketuarit kanë punuar për pesë ditë rresht në një sërë detyrash – nga kontrolli i gramatikës dhe problemeve matematikore deri te futja e të dhënave dhe analiza e komplikuar.

Doli që rreth 88 përqind e të anketuarve punuan më saktë, më me kujdes, më shpejt dhe në mënyrë më efektive me muzikë. Punohet dy herë më shpejt me muzikë pop; matematika me muzikë klasike; gramatika me muzikë ambientale.

Ekspertët vërejnë se, megjithatë, jo çdo melodi është zgjidhja më e mirë për çdo lloj aktiviteti.

Kështu, futja e të dhënave bëhet deri në dy herë më shpejt me muzikë pop; punët e sakta që përfshijnë numra shkojnë më lehtë me klasikët, ndërsa zgjidhja e detyrave të vështira me nota të ambientit.

Muzika e vallëzimit është vendimi i duhur për krijuesit, ndërsa kur përgatiteni për një takim ose prezantim, rekomandohet muzika rok. /