Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Ndryshimi i orës sjellë ndryshime edhe në organizëm

Ndryshimi i orës sjellë ndryshime edhe në organizëm

Lifestyle October 25, 2020 - 19:45

Kalimi nga ora verore në atë dimërore, mund të sjellë edhe disa efekte anësore.

Ndryshimi i orës, shihet si pozitiv përderisa kursejmë energji elektrike, për shumë të tjerë ky ndryshim shihet si një lodhje, stres dhe pakënaqësi të tjera shëndetësore serioze.

Por ditët me pasdite të errësuara për shumë njerëz konsiderohen si shpëtim sepse kjo u ndihmon ata të përshtaten më shumë me ndryshimin e orës, ndërsa për disa të tjerë thjeshtë është ndjenjë e të përgjumurit për ditë dhe madje edhe javë të tëra.

E krahas këtyre hulumtimeve, shkencëtarët u japin të drejtë këtyre personave që kanë këto shqetësime shëndetësore dhe emocionale, duke arritur kështu për të iu dhënë mbështetje teorisë se ora dimërore është e ” dëmshme” për shëndetin.

Këtë e dëshmon fakti se gjatë kësaj periudhe flihet keq me që prei natës që nis të përdoret ora e tillë, flihet një orë më shumë. Këtë gjë do ta bëjmë jo vetëm për një ditë por deri në mars, duke sjellur kështu realitetin se gjumi i tepërt nuk është edhe i shëndetshëm.

Problemi kryesor për ndryshimin e akrepave të orës, është vetëm ai i të mësuarit me një jetë të tillë, ngase dicka e tillë sjell edhe ndryshime në organizmin tonë. Kështu një ndërë vështirësia më e madhe gjatë kësaj periudhe për të gjithë sipas shkencëtarëve është të shohësh diellin teksa lind me vonesë duke e bërë kështu njeriun të zgjohet me vonesë dhe të kryejë aktivitete.

Ndërkaq studioja ”Journal Of Applied Psychology” ka përfunduar hulumtime se me nisjen e orës dimërore, ka një rritje jashtzakonisht të madhe të ngecjes së personave në shtëpitë apo vendin e banimit të tyre, duke i bërë ata më dembel e më tepër parazit.

Nga e gjithë kjo vie edhe deri tek rritja e përdorimit apo edhe e keqpërodrimit të rrjeteve sociale apo mjeteve teknologjike për gjërat që skanë të bëjnë aspak me punëne e tyre.