10 citime frymëzuese nga gra të suksesshme të biznesit

10 citime frymëzuese nga gra të suksesshme të biznesit

Lifestyle September 02, 2020 - 23:08

Në 2020-n, fytyra solemne e Alexander Hamilton do të zëvendësohet në kartëmonedhën 10$ me fytyrën e një gruaje. A do të jetë një grua nga bota e biznesit? Nuk ka fjalë ende se cila do të jetë, por është e sigurtë që do të jetë fantastike.

Pavarësisht fytyrës e cila do të përfundojë në kartëmonedhë, shijoni këto 10 citime frymëzuese nga femra që jo vetëm “luajtën lojën” e lidershipit, por e rikrijuan atë.

1.Sara Blakely

Kjo është një nga femrat më të pasura e SHBA-ve që e ka ndërtuar vetë pasurinë, Sara Blakely, e cila në moshën 44 vjeçare kishte një pasuri prej 1 miliardë $ falë suksesit të të brendshmeve popullore “Spanx”.

2. Sheryl Sandberg, CEO e Facebook

COO e Facebook Sheryl Sandberg vazhdon të frymëzojë me fjalët e saj të sinqerta të kurajos pas vdekjes së bashkëshortit të saj, David Goldberg. Në një postim kushtuar të shoqit të saj në Facebook muajin e kaluar, Sandberg shkroi rreth sfidës së pranimit të kësaj gjëje. “Unë dua Dave, Unë dua opsionin A.”

3. Lori Greiner, shpikëse, moderatore QVC dhe investitore “Shark Tank“

*“Mbretëresha e QVC” (The “Queen of QVC”), Lori Greiner, e cila iu bashkua shfaqjes Shark Tank në 2012-n së bashku me Barbara Corcoran. Brabara ka moderuar një shfaqje QVC të quajtur “The Clever & Unique Creations Show” që prej 1998-s dhe shet produktet e saj popullore, si organizuesë bizhuterish në televizion. Ajo gjithashtu udhëheq një kompani marketingu dhe të zhvillimit të produkteve në Çikago.

4. Mellody Hobson e “Ariel Investments“

Si një femër lidere e veçantë afro-amerikane në sektorin e financave, Mellody Hobson, Presidente e Ariel Investments dhe anëtare në borde të ndryshme, duke përfshirë Disney Animation, mund të flasë nga eksperienca e të mësuarit me mungesën e rehatisë. Hobson gjithashtu është një mbrojtëse e fuqishme për diversitetin, duke thënë, “Ftoni njerëz në jetën tuaj që nuk janë dhe nuk mendojnë si ju.”

5. Mary Kay Ash, themeluese e “Mary Kay Cosmetics”

Mary Kay Ash themeloi ‘Mary Kay Cosmetics’ në 1963-in. Telenti i saj në sipërmarrje u bë i dukshëm kohë më parë, kur iu bashkua forcave të drejtëpërdrejta të shitjeve të produkteve Stanley Home në vitet 1930. I shoqi i vdiq duke e lënë të vetme të në rritjen e tre fëmijëve. Pavarësisht tragjedive, pasi edhe bashkëshorti i dytë i vdiq pak pasi kishte hapur dyqanin e parë të kozmetikës, ajo tregoi kurajo dhe qëndresë të madhe.

6. Barbara Corcoran, manjate e pasurive të patundshme dhe investitore e “Shark Tank“

Barbara Corcoran, themeloi një nga firmat e para të pasurive të patundshme në Nju Jork, The Corcoran Group, në 1973-n për 1,000 $. Ajo e shndërroi atë në një perandori dhe e shiti për 60 milionë $. Në 2009-n iu bashkua kastës së ‘Shark Tank’ të televizionit ABC, dhe më pas bashkëthemeloi Barbara Corcoran Venture Partners, një kompani e investimeve “ëngjëj”.

7. Eileen Fisher, fashion designer

Eileen Fisher themeloi një linjë organike të veshjeve të mbrëmjeve në 1984-n dhe aktualisht ka të punësuar më shumë se 1,100 punonjës me mbi 60 dyqane në të gjithë SHBA-të. Ajo e ka përshkruar biznesin e saj si “një fiksim”-një nga frazat e para të djalit të saj të parë ka qenë “crinkle rayon” (pëlhurë me fije artificiale). Ndërsa fiksimi i saj është lulëzues, Fisher ka thënë se divorci i saj dhe sulmi terrorist i 11 Shtatorit, 2001, i dha asaj perspektivën që marrëdhëniet më të rëndësishme të saj do të mbeten në vend të parë, duke përfshirë edhe kujdesin për veten.

8. Melinda Gates, bashkëthemeluese e Fondacionit “Bill & Melinda Gates Foundation”

Melinda Gates, e njohur gjithashtu edhe si bashkëshortja e njeriut më të pasur në botë, Bill Gates, është e mrekullueshme në llojin e saj. Para se të martohej me Gates, ajo ishte një menaxhere e përgjithshme e produkteve të informacionit të Microsoft. Që prej kohës kur e la punën atje në 1996-n, ajo ka qenë njëkohësisht edhe figurë kyçe, edhe krahu i djathtë i misionit të ‘Gates Foundation’ për financimin e projekteve që do të kenë impakt global në shëndetsi.

9. Andrea Jung, ish-CEO e “AVON” dhe presidente e “Grameen America”

Ish-CEO e AVON e cila hoqi dorë nga detyra e saj në 2012-n pas performancës së dobët financiare të kompanisë dhe tërbimit të investitorëve, Andrea Jung tani drejton Gramenn America, një organizatë mikrofinanciare, e cila u krijua nga fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Muhammad Yunus. Organizata Jofitimprurëse u jep mikro-kredi të varfërve të Amerikës. Disa nga këta mikro-huamarrës mund të jenë edhe agjentët e shitjes së Avon.

10. Arianna Huffington

Arianna Huffington, e cila kohët e fundit ka firmosur për të mbetur kryeredaktore e AOL/Huffington Post deri në 2019-n, ndau dështimet e saj me të diplomuarit e Sarah Lawrence College në 2011: romanca e saj e dështuar me autorin e ‘London Times’, Bernard Levin dhe “planet” e saj origjinale se ‘The Huffington Post’ do të ishte një website që askush nuk do ta lexonte, “por çdokush do të shtirej sikur e kishte lexuar.” Duket se ajo i bëri gjërat mirë. (Carolyn Sun/ Entrepreneur)