Hap pas hapi: Si ta përballoni një tradhti?

Hap pas hapi: Si ta përballoni një tradhti?

Lifestyle August 31, 2020 - 20:13

Studime të fundit të revistës amerikane ‘Terapia e Martesës dhe Familjes’ tregoi se 57% e meshkujve dhe 54% e femrave kanë tradhëtuar të paktën 1 herë. A nuk njohim edhe së afërmi shumë raste që na e vërtetojnë këtë?

Shumica prej nesh, pasi dëgjojmë për tradhëti në çift mendojmë 2 gjëra: ‘Nëse kjo do të më ndodhte mua, do t’a lija partnerin tim menjëherë’ ose, ‘Lavdi Zotit që në marrëdhënien time nuk ka ndodhur diçka e tillë’. Derisa, një ditë, na ndodh edhe ne.

Pavarësisht mënyrës se si ndodh, të zbulosh se i dashuri yt të ka tradhëtuar krijon ndjesinë e një shkatërrimi, tronditjeje, përmbysje të gjithçkaje ke besuar në jetë. Inat që kthehet në mllef, mllef që kthehet në urrejtje e brenda saj, gjithë ndjenjat e një dashurie që dikur e kishim idealizuar. Të duhet të marrësh një vendim: Të vazhdoj, apo të largohem prej tij?

Sepse në çastin kur ky ‘mallkim’ të bie edhe ty, kupton se besimi i thyer nuk arrin të mposhtë dashurinë për të cilën ke investuar aq shumë ndjenja. Partneri e pranon fajin e tij të pafalshëm, e megjithatë, premton se kjo ka për të qenë hera e fundit. Kërkoni që të 2 që t’a kaloni gjithë këtë në çfarëdolloj mënyre.

Po më pas, çfarë ndodh? Si mund t’a falësh një tronditje të tillë për besimin tek njeriu më i afërt? A mund t’a rindërtosh atë si të mos kishte ndodhur gjë? A është e pamundur t’i kthesh gjërat ashtu siç ishin? Sipas Emily Morse, eksperte e marrëdhënieve në çift, nuk ka përse të jetë e pamundur.

Së pari, ajo sygjeron zgjidhjen më të mirë: Të folurit.

Natyrisht që do të lindin shumë pyetje të cilat mund edhe t’i mbash shënim, nëse e ndjen të nevojshme. Tani të lejohet të pyesësh për çdo detaj që kërkon të dish, dhe përgjithësisht, partneri që ka tradhëtuar është i gatshëm të të rrëfehet. Duket absurde: Si mundesh të përfytyrosh partnerin tënd në plazh ose në hotel me një tjetër? Sinqeriteti shëron gjithçka, thotë ekspertja.

Dhe jo vetëm: Një studim i 1.083 bashkëshortësh të tradhëtuar tregoi se ata që shfaqnin më shumë sinqeritet për një tradhëti shëroheshin më shpejt dhe më tërësisht. Por kjo s’do të thotë se duhet t’a bësh patjetër një hap të tillë. Së pari, pyete veten nëse ti vërtet dëshiron të dish si është ajo ‘tjetra’, sa orgazma ka kaluar me partnerin tënd apo nëse ishte e aftë në shtrat. E nëse ndjen se në të vërtetë, e jotja është vetëm kurreshtje nga ato që shkaktojnë dhimbje, më mirë mos pyet. Përveç kësaj, nuk është e këshillueshme t’a tejkaloni masën duke folur për tradhëtinë. Maksimumi, thotë Morse, 30 minuta herë pas here.

Së dyti, punoje me veten.

Je e inatosur, qan, përplas gjëra nëpër mure. Por është gjithmonë koha e duhur për t’u shëruar. Kërkoji ndihmë një profesionisti, përpiqu që duke folur me të të zbulosh prapavijat që çuan në tradhëti. Terapia në çift apo terapia individuale janë të dyja të këshillueshme. Nuk është diçka për të cilën dëshiron të mendosh në ditët e para pasi e ke mësuar por sapo t’a ndjesh veten gati, drejtohu tek një psikolog a terapist. Ka shumë mundësi që të keni pasur një vakum në komunikimin tuaj përpara se tradhëtia të ndodhte. Nëse vendos të mos largohesh prej tij, është e rëndësishme të njohësh arsyet që e nxitën të tradhëtonte. Me këtë rrugë, mësoni të komunikoni siç duhet për të zgjidhur problemet e marrëdhënies tuaj, e kjo është një mënyrë shumë e mirë për të parandaluar një tradhëti të 2-të.

Së treti, duhet të dini se ribashkimi pas një tradhëtie nuk ndodh brenda natës.

Gjithçka ka kohën e vet, por pasi ta flisni me njëri-tjetrin dhe me terapistët, do të nisni të ndiheni më mirë. Do të keni edhe momente gjatë të cilave nuk do t’a mendoni më, por ato do të jenë kalimtare, dhe kur t’i riktheheni mendimeve të trishta do të ndjeni përsëri nevojën për t’iu hedhur në fyt partnerit tuaj për atë që ka bërë. Dhimbja do të rikthehet herë pas here po aq e thershme, po aq djegëse sa në çastin e parë. Kjo është diçka krejt normale, sipas Morse. Është një proçes, jo një recetë që ka kohë të përcaktuar. Mund të ndjeni nevojën për t’u hakmarrë, ndaj ndjenja me të cilën duhet të punoni më shumë është mëria. Kjo ndjenjë është si një vrasës serial.

Nëse ke vendosur të qëndrosh me të, duke e ndëshkuar partnerin përjetësisht është gjëja më e dëmshme për marrëdhënien tuaj. Rruga drejt faljes është e gjatë, ndaj tregohuni të butë me veten. Krijoni paqe me veten, rindërtoni ato që i quani të rëndësishme në marrëdhënien tuaj, kuptoni se cilat janë nevojat që keni të 2 dhe vendosni rregullat që ju ndihmojnë të 2ve.

Së fundi, ridimensiononi mendimet tuaja.

Në vend që t’a shihni një tradhëti si fundin e marrëdhënies, përpiquni t’a mendoni si një rilindje. E mira e gjithë kësaj është se do të nisni t’a njihni veten dhe partnerin në thellësi që nuk i kishit menduar. Trajtojeni si një mundësi për të rivendosur lidhjen me miqtë dhe familjen. Duke mësuar t’i përkisni një ambjenti tjetër, jashtë marrëdhënies dyshe do t’ju japë shumë dorë që të ndiheni të dashur dhe më pak të izoluar. Koha kur marrëdhënia e dashurisë nuk do të jetë më një luftë rraskapitëse për ju duket e largët,anabelmagazine. Por nuk ka përse të jetë kështu. Filloni të ridilni, të rinjiheni, të riputheni, të ridashuroheni sepse nëse të 2 keni dëshirë të jeni ende me njëri-tjetrin, mund të habiteni sesa më e fortë dhe më e thellë do të bëhet lidhja juaj.