Si ta lini një punë në mënyrë profesionale?

Si ta lini një punë në mënyrë profesionale?

Lifestyle July 03, 2020 - 10:23

Lënia e një vendi pune mund të jetë diçka që veçse jeni përballur me të, e nëse jo mund të përballeni në të ardhmen.

Largimi nga puna në çfarëdo rrethane krijon stres. Sidomos nëse keni ndërtuar një raport të mirë me kolegët dhe udhëheqësit e kompanisë.

Pavarësisht mendimeve negative dhe stresit që mund t’ju krijohet, mbani mend që nuk jeni as personi i parë e as i fundit që e keni lënë ose po e lini një vend pune. Mirëpo, para se të vendosni ta lini një vend pune duhet t’i keni parasysh disa gjëra.

Mos u tregoni kolegëve për planet tuaja para se të flisni me menaxherin/shefin.
Njoftoni të paktën dy javë më herët.
Ofroni mundësinë për të ndihmuar zëvendësimin tuaj.
Shkruani një e-mail lamtumire kolegëve.
Shprehni mirënjohjen ndaj ekipit dhe kompanisë.
Sigurohuni që vërtet dëshironi të largoheni. Ka shumë arsye se pse dikush mund të dëshirojë të largohet nga një vend pune. Këtu mund të hyjë çështja e produktivitetit, ankesave fizike, punës jashtë orarit, ambienteve negative, problemet me kolegë, arsye personale ose çështje te ndryshme. Mirëpo, pavarësisht nëse ekziston arsyeja që ju shtyn për ta lënë një vend pune, asnjëherë mos e lini vendin e punës në moment. Sigurohuni që arsyeja të jetë vërtet diçka që ia vlen. Pra, një vend i punës nuk duhet të lihet vetëm nëse keni pasur një ditë ose një javë të keqe.

Rishikoni të tjera opsione. Në momentin që jeni të sigurt se dëshironi ta lini vendin e punës, sigurohuni të keni opsione të tjera. Asnjëherë nuk është mirë ta lini një punë pa pasur një tjetër që mund të filloni. Pauzat e gjata mund t’ju fusin në një zonë të rehatisë.

Lajmëroni në kohë. Nëse jeni në një vend pune me kontratë të rregullt, keni parasysh se gjithmonë duhet të lajmëroni disa ditë më herët, duke respektuar kontratën. Mund të ketë raste kur jo gjithmonë mund të rrini në një vend edhe për dy javë të tjera. Prandaj njoftimi në kohë shmang anët negative në momentet kur dëshironi të largoheni.

Largohuni me mirënjohje. Forma më profesionale për ta lënë një vend pune është të shkruani një letër dorëheqjeje dhe të kërkoni takim me menagjerin apo punëdhënësin tuaj për të biseduar. Varësisht prej rrethanave në të cilat ndodheni, një letër dorëheqjeje është e duhur, një gjë e tillë mund të ndikojë në ruajtjen e një raporti të mirë me punëdhënësin dhe në të njëjtën kohë të hapen rrugët e reja.

Flisni me punëdhënësin tuaj. Në takimin me punëdhënësin tuaj mundohuni t’i shmangni anët negative. Fokusohuni tek ato nga të cilat keni përfituar gjatë kohës sa keni qenë duke punuar në atë kompani/vend pune. Pjesën e arsyeve mund ta cekni në letrën e dorëheqjes. /AkademiPune