Lulet, trendi i fustaneve të kësaj vere

Lulet, trendi i fustaneve të kësaj vere

Lifestyle June 28, 2020 - 09:09

Nisi që në pranverë, por moda e luleve duket se do të dominojë edhe verën e nxehtë. Lulet, veçanërisht ato ekzotike i shohim në fustane, kostumet e plazhit, çanta dhe madje edhe në kokë, trend të cilin stilististët e kishin parashikuar në koleksionet pranverë-verë 2020.

Por ishin blogeret e njohura që mbushen me optimizëm profilet e tyre ne Instagram gjatë kohës së mbylljes totale të pandemisë, duke pozuar në ambientet e tyre të brendshme me veshje të lulëzuara.

Dhe si për të rikuperuar pranverën e humbur, mbushur me pozitivitet netët e verës, lulet janë zgjidhja me e mirë.

Image

Image

Image

Image

Tv Klan