Si i kalojnë vikendet njerëzit e suksesshëm?

Si i kalojnë vikendet njerëzit e suksesshëm?

Lifestyle June 28, 2020 - 08:06

Njerëzit e suksesshëm vikendet i shfrytëzojnë si “armë sekrete” për sukses dhe avancim në karrierë.

E presim aq shumë nga e hëna, dhe assesi ta realizojmë. Dhe kur vjen vikendi, shumica nesh tërë ditën e kalojmë në shtëpi, gjoja për të pushuar… Ose, opsioni tjetër për “hiperaktivët” është sjellja vërdallë dhe në fund të vikendit janë më të lodhur seç kanë qenë të premten.

Laura Vanderkam, autore e librit “What the Mowst Successful People Do on the Weekend”, konsideron që njerëzit e suksesshëm vikendet i përdorin si “armë sekrete” për sukses në karrierë.

Për të përparuar më mirë apo për të qenë më produktivë dhe të hënën ta prisni me buzëqeshje, dy ditë pushim do të duhej t’ju freskonin.

1. Familja

Përkushtimi familjes është shumë i rëndësishëm për ata të cilët tërë ditët e javës punojnë dhe një kohë të gjatë nuk shihen me partnerin apo me fëmijët. Rezervoni kohën tuaj edhe për ta.

2. Ushtrimet

Rasti ideal për aktivitetin e paracaktuar fizik ju jepet në ditët e lira. Pos që do të zvogëloni ndjenjën e fajit, sepse javën e kaluar nuk keni shkuar në asnjë trening, do të kthjelloni mendjen dhe do të fitoni ndriçimin e ideve të reja.

3. Zgjimi i pasionit

Vikendi do të duhej të rezervohej për argëtim, por edhe për aktivitete të cilat do t’ju balancojnë. Përkushtojuni gjërave të cilat ju janë të rëndësishme dhe për të cilat gjatë javës nuk keni kohë…

4. Pushimi

Pushimi pas javës së punës është më së miri të kompensohet me vikendet dhe të arrihet këndellja pas ritmit lodhës të punës.

5. Shkyçja

Lini internetin dhe celularin. Kontrollimi i porosive dhe emajleve tërë vikendit do t’ju ngarkojë me ndjenjën që nuk jeni shmangur nga puna. Mjafton të shkoni në një shëtitje – pa celular.

6. Voluntarizmi

Nëse vendosni për këtë veprim, do të njihni njerëz të rinj të cilët vlerësojnë të njëjtat vlera jetësore.

7. Planifikimi

Njerëzit bëhen më të suksesshëm nëse planifikojnë me saktësi, andaj mund të merrni disa minuta për vikend dhe të bëni planin konkret dhe fillimin e javës ta prisni të gatshëm.

8. Shoqërimi

Interaksioni me njerëzit e tjerë në një ambient të relaksuar njeriun mund ta bëjë të lumtur, andaj dilni të takoheni me miqtë dhe me familjarët.

9. Njohja e njerëzve të rinj

Njerëzit e suksesshëm “krijojnë lidhje”, madje kjo për ta nuk është rastësi; kjo thjesht është mënyra në të cilën ata funksionojnë.

10. Të menduarit

Vetanaliza është e mirë në mënyrë që të njiheni dhe me disa përvoja të kaluara të ndërtoni personalitetin tuaj. Mendoni për arritjet, por edhe për atë se çka do të mund të kishit ndryshuar.

11. Meditimi

Njeriu ndonjëherë ka nevojë edhe për qetësi. Nëse nuk dëshironi të meditoni, alternativa e mirë është të shtriheni dhe të flini gjumë pasdite, nëse nuk keni mundësi ta bëni këtë gjë gjatë javës. /NGJYRA.COM/