Cili sport është më i miri për moshën tuaj: Çfarë stërvitni në të tridhjetat dhe çfarë në të pesëdhjetat!

Cili sport është më i miri për moshën tuaj: Çfarë stërvitni në të tridhjetat dhe çfarë në të pesëdhjetat!

Lifestyle May 25, 2020 - 20:09

Nuk është njësoj të ushtroni me forcë të plotë edhe kur trupin e dobëson mosha

Njëzetvjeçarët

Kur i keni njëzet vjet mundeni çdo ditë të hani ushqim kalorik, por që nuk do të vërehet në trupin tuaj. Mirëpo, metabolizmi i mirë nuk do të jetë i përjetshëm.

Shprehitë e krijuara në moshën njëzetvjeçare, reflektohen në pjesën e mbetur të jetës. Nëse ndërtoni muskuj në rini, do të keni pleqëri më të lehtë! – transmeton Telegrafi.

Rekomandohen këto aktivitete, së paku gjysmë ore:

ë Ngritja e peshave;
ë Pompat.

Njëzetvjeçarët do të duhej të stërvitin 2 deri në 3 orë në javë, madje edhe me pesha.

Sipas Pamela Pike, katër orë stërvitje në javë mund të zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i gjirit te femrat për 60 për qind. Rreziku nga zorra e trashë mund të zvogëlohet nga 30 deri në 40 për qind, nëse bëni edhe stërvitje kardio 3 deri në 5 orë në javë.

Tridhjetëvjeçarët

Nëse keni stërvitur diçka të caktuar kur i keni qenë 20 vjeç, tani është koha të provoni një sport tjetër.

Nëse një periudhë të gjatë kohore merreni me të njëjtin sport, kjo mund të çojë deri në atë masë që muskuj të caktuar t’ju tkurren dhe të keni probleme me qëndrimin dhe lëvizjen.

Për t’iu shmangur lëndimeve dhe për të zgjatur jetën ju propozojmë:

ë Të kërceni në litar;
ë Të vozisni biçikletën;
ë Të vraponi;
ë Të notoni;
ë Të vallëzoni;
ë Shtrirja është shumë e rëndësishme!

Dyzetvjeçarët

Në këtë moshë patjetër duhet të luftoni me yndyrat dhe të ruani forcën. Është shumë me rëndësi të bëni ushtrime me pesha. Në moshën dyzetvjeçare forca e muskujve zvogëlohet edhe te meshkujt edhe te femrat.

Është e domosdoshme që muskujt të mbahen në formë të mirë, gjë që do të çojë në përshpejtim të metabolizmit.

Si t’i digjni kaloritë dhe si t’i forconi muskujt:

ë Ngrini pesha;
ë Bëni stërvitje sistematike të gjithë trupit.

Stërvitja e mirë do t’ju ndihmojë që të luftoni me stresin.

Pesëdhjetëvjeçarët

Në këtë moshë personi i ndien dhembjet e para madje kjo është normale. Prandaj, nëse ju dhembin gjunjët, ndërprisni vrapimin dhe notin.

Këto stërvitje do t’ju ndihmojnë të mbani qëndrim të drejtë dhe të ktheni forcën. Është shumë me rëndësi që të mos e teproni. Mjafton gjysmë ore stërvitje, pesë herë në javë.

Gjashtëdhjetëvjeçarët

Nëse vazhdoni me ushtrime të rregullta, do të zvogëloni rrezikun nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Trupi i fuqishëm do t’ju ndihmojë që të luftoni me rrëzimin eventual apo me thyerjen e kërdhokullës.

Ushtrimet e mira në këtë moshë janë:

ë Ngritja e peshave (një deri në dy herë në javë në kohëzgjatje prej 30 minutave);
ë Zumba;
ë Aerobi në ujë.

Shtatëdhjetëvjeçarët

Shmangni stërvitjet e mundimshme, por bëhuni aktiv.

Ushtrimet: Shtrirja, aerobia, shëtitja.

Kurrë nuk është vonë për ushtrim efikas.