10 vendet turistike më të vizituara në botë

10 vendet turistike më të vizituara në botë

Lifestyle May 11, 2020 - 08:19

Faqja e internetit për udhëtime, Trip Advisor, zgjodhi dhjetë atraksionet turistike më të preferuara të botës. Këtë portal udhëtimesh e vizitojnë 340 milionë vizitorë në muaj. 

Katedralja e Milanos, Itali

Për nga sipërfaqja, Katedralja e Milanos është kisha e tretë në botë. Brenda saj, vizitorin e presin më shumë se 2000 skulptura.

Image

Memoriali i Lincolnit dhe liqeni i reflektimit, SHBA

Ai që viziton National Mall në Washington D.C. në kryeqytetin e SHBA, patjetër që kalon këtu: te Lincoln Memorial, në këmbët e të cilit shtrihet një liqen artificial, që reflekton dritën.

Image

Alhambra, Spanjë

Një vepër mjeshtërore e artit të ndërtimit maur është kështjella e qytetit Alhambra në Granadë. Ajo bën pjesë në trashëgiminë botërore kulturore të UNESCO-s dhe është një nga kuriozitetet turistike më të vizituara të Evropës.

Image

Kisha e ringjalljes, Shën Petersburg, Rusi

Me ngjyra të gëzuara dhe e zbukuruar me ornamente të shumta: kisha e ringjalljes në Shën Petersburg u ndërtua sipas modelit të së famshmes Katedrale e Basilit në Moskë.

Image

Mezquita de Córdoba, Spanjë

Arti maur dhe arti i krishterë bashkohen në këtë vepër ndërtimi, në njërën prej ndërtesave më të mëdha fetare të rruzullit tokësor. E ngritur në shekullin e 8-të si xhami, Mezquita është sot katedralja romano-katolike e Cordobës.

Image

Taj Mahal, Indi

E ndërtuar nga Moguli i madh Shan Jahan, si mauzoleum për dashurinë e jetës së tij, Taj Mahali në Agra është një nga shembujt më të bukur të stilit Mogul.

Image

Katedralja e Shën Pjetrit, Vatikan

20.000 pelegrinë e vizitojnë çdo ditë Katedralen e Shën Pjetrit, guri i parë për ndërtimin e së cilës u vu në vitin 1506 dhe e cila u ndërtua për rreth 120 vjet. Për besimtarët e së gjithë botës, Katedralja e Shën Pjetrit konsiderohet si vendi i shenjtë i kishës romano-katolike.

Image

Angkor Wat, Kamboxhia

Kompleksi gjigand i tempujve është një dëshmi impresionuese e kulturës Kmer. Mendohet se ajo është ndërtuar në shekullin e 12-të.

Image

Xhamia e Sheikut Zaid, Emiratet e Bashkuara Arabe

Xhamia monumentale e Sheikut Zaid në Abu Dhabi ofron vend për 40.000 besimtarë. E stolisur me mijëra kristale Svarovski, ajo të impresionon me prarimin e saj të shkëlqyer.

Image

Machu Picchu, Peru

Dhe ky është kurioziteti më i preferuar në renditjen e Trip Advisor: qyteti i reve, Machu Pichu. Atë e kanë ndërtuar inkasit në Ande, në lartësinë 2500 metra, në shekullin e 15-të.

Image