Çfarë ndodh në trupin tuaj gjatë katër orëve pasi të keni ngrënë pesë arra?

Çfarë ndodh në trupin tuaj gjatë katër orëve pasi të keni ngrënë pesë arra?

Lifestyle April 07, 2020 - 20:14

Ekzistojnë shumë arsye t’i përfshini arrat në ushqimin tuaj të përditshëm, mirëpo, siç mund ta shihni, arrat mund të krijojnë shumë përparësi të kënaqshme

Efekti i konsumimit të arrave është aq i madh sa që shumica e njerëzve kanë përparësi shëndetësore në vetëm katër orë pas konsumimit, transmeton Telegrafi.

Arrat atëherë mund ta furnizojnë trupin me asortimentin e materieve ushqyese dhe vitamina dhe do të na mbushin me “karburant” deri në racionin e ardhshëm.

Arrat përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj.

Ka shumë arsye se përse duhet të përfshihen arrat në shujtat tuaja:

ë përmirësojnë shëndetin e trurit
ë zvogëlojnë mundësitë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës
ë zvogëlojnë rrezikun e diabetit
ë parandalojnë kancerin
ë mbajnë flokët e shëndetshëm dhe të fortë
ë zvogëlojnë kolesterolin
ë zvogëlojnë madhësinë e belit

Arrat janë të njohura për stabilizim të stresit. Antioksidantët në arra forcojnë zemrën dhe luftojnë kundër radikaleve të lira të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës.

Omega 3 të thartirave yndyrore zvogëlojnë ndjenjën depresionit dhe simptomat ADHD. Organet fillojnë të punojnë me efektivitet. Pra, arrat pengojnë mbylljen e arterieve dhe të efekteve të tjera negative për shëndetin.

Studiuesit besojnë se përmbajtja e lartë e fibrave të arrave nxitin rritjen e baktereve “të mira” në zorrë, që i sjell dobi zemrës së njerëzve dhe shëndetit të zorrës së trashë.

Nëse konsumohen në sasi të matura, nuk do të shkaktojnë shtim peshe, mirëpo në vend të shtimit të peshës, do ta mbështesin shëndetin, do ta rregullojë masën dhe perimetrin e belit.

Efekti i konsumimit të arrave është aq i mahnitshëm saqë shumë njerëz e vërejnë këtë brenda 4 orëve.

Arrat e furnizojnë trupin me shumë vlera ushqyese dhe vitamina – të gjitha janë kruciale për ta mbajtur trupin të shëndetshëm dhe për ta mbushur me energji deri në shujtën e ardhshme.