Gjumi më i vonë, rrezik obeziteti për fëmijët

Gjumi më i vonë, rrezik obeziteti për fëmijët

Lifestyle February 18, 2020 - 17:28

Një studim i ri e lidh fjetjen më të vonë të fëmijëve me një rrezik të shtuar për obezitet, edhe pse kërkuesit thonë se prindërit nuk duhet të nxitohen ti vënë fëmijët e tyre parashkollorë, si rezultat i studimit.

Në vend të kësaj, prindërit e shqetësuar duhet të fokusohen tek ruajtja e një rutine, kur bëhet fjalë për oraret e ushqimit dhe fjetjes. Kanë qenë ekspertët e institutit Karolinska në Suedi, ata që kanë kryer studimin, që ishte pjesë e një pune më të gjerë për obezitetin, fokusuar tek 197 fëmijë në Suedi.

Kërkuesit kanë monitoruar peshën e fëmijës, gjatësinë dhe rrethanat deri në moshën gjashtë vjeçare; të gjithë fëmijët kishin përmasa të ngjashme kur studimi filloi. Gjumi monitorohej për shtatë ditë radhazi, një herë në vit, përgjatë kohës së studimit përmes një byzylyku në kyçin e fëmijës. Në përfundim u pa se fëmijët që ishin mësuar të flinin më vonë, pas orës 9, kishin peshë më të madhe në fund të studimit. Për ekspertët, koha e fjetjes është një faktor i qëndrueshëm dhe lidhet padyshim me rritjen e peshës.