Nga banania e papjekur mund të krijoni banane të pjekur për vetëm 30 sekonda!

Nga banania e papjekur mund të krijoni banane të pjekur për vetëm 30 sekonda!

Lifestyle January 24, 2020 - 16:59

Në vazhdim lexoni çfarë duhet të bëni me bananen e papjekur në mënyrë që në çast të piqet

Bananet janë të pasura me materie ushqyese, ndërkaq përparësia e tyre është sepse janë të thjeshta për përdorim, madje edhe kur janë tepër të pjekura apo plotësisht ngjyrë të gështenjtë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, si të veprojmë me bananet e gjelbra?

Pothuajse janë të padobishme, ndërkaq nëse nuk mund të prisni tri ditë që të marrin ngjyrën e tyre të njohur, mund të provoni trukun e thjeshtë me mikrovalën.

ë Merrni një pirun dhe shponi bananen nga të gjitha anët në mënyrë që të lehtësohet hyrja e nxehtësisë.

ë Futeni bananen në mikrovalë rreth 30 – 60 sekonda.

ë Ftoheni dhe atëherë është e gatshme për t’u ngrënë.

Njëherë kur e nxirrni nga mikrovala banania me siguri do të duket e keqe, mirëpo tekstura e saj do të jetë e njëjtë me teksturën e bananes së pjekur perfekt.

Gjithashtu, duke pasur parasysh që buka më e mirë gatuhet me banane shumë të pjekura, gjithashtu shpejt dhe thjesht do të siguroni përbërësit më të mirë të mundshëm.