Gratë blejnë dhe shesin qumështin e gjirit në Facebook, bebet në rrezik të infeksioneve vdekjeprurëse!

Gratë blejnë dhe shesin qumështin e gjirit në Facebook, bebet në rrezik të infeksioneve vdekjeprurëse!

Lifestyle January 16, 2020 - 15:58

Gjidhënia nuk është e mundur për të gjitha nënat e reja  pasi llogaritet se 15 përqind e grave kanë probleme me laktacionin.

Por tani mijëra gra po shesin qumështin e tyre të gjirit në forume online dhe grupe në Facebook në përpjekje për të ndihmuar ato gra që nuk mund të ushqehejnë bebet e tyre me gji.

Këtu, Aiofe Finnerty, pedagog- asistent në University College Cork tregon se si ky qumësht i blerë në këtë mënyrë mund tu shkaktojë fëmijëve sëmundje, dhe padyshim që kjo është një rrugë e gabuar.

Sidoqoftë, ekspertët tani paralajmërojnë se kjo prirje e parregulluar mund t’i rrezikojë foshnjat të kontraktojnë sëmundje vdekjeprurëse si hepatiti dhe HIV.

Ana e errët e kësaj tregtie në internet është se jo vetëm që nuk ka ligje që kufizojnë shitjen e qumështit të gjirit në internet – është gjithashtu i parregulluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Por, janë gra të shumta që përkundër kësaj vazhdojnë këtë ‘biznes’ duke furnizuar në mënyrë të dyshimtë foshnjet tjera me qumështin e gjirit të tyre! /Indeksonline/