Personat me këto gjene e shijojnë alkoolin më shumë se ç’duhet

Personat me këto gjene e shijojnë alkoolin më shumë se ç’duhet

Lifestyle January 16, 2020 - 11:08

Shprehia e konsumimit të alkoolit mund të jetë si shkak i disa gjeneve specifike, të cilat e bëjnë alkoolin edhe më të shijshëm se ç ‘është, shkruan Dailymail.

Në një studim të fundit, janë analizuar gjenomet e mijëra personave, për të parë nëse konsumimi i alkoolit lidhet me AND-në e tyre. Sipas hulumtuesve, njerëzit të cilët konsumojnë shumë alkool, së paku pesë shishe verë në javë, kishin disa gjene specifike në gjenomin e tyre.

Këto variante të gjeneve, të cilat janë prezente tek njerëzit, që e kanë qejf alkoolin bëjnë që ata të ndiejnë trefish më shumë kënaqësi ndaj alkoolit në krahasim me njerëzit të cilët nuk i kanë këto gjene.

Gjetja e saktë e këtyre gjeneve ende nuk është bërë ende, mirëpo në të ardhmen pretendohet të bëhet me qëllim që të trajtohen të gjithë personat të cilët janë të varur ndaj alkoolit.

Një pjesë e varësisë ndaj alkooli lidhet me gjenetikën e një personi, kurse pjesa tjetër varet nga faktorët e ambientit siç është mosha, gjendja financiare, stresi dhe faktorët e tjerë.

Varësia ndaj alkoolit thuhet se rrit rrezikun e shumë sëmundjeve siç janë: sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Përafërsisht 14 milion persona luftojnë me varësinë ndaj alkoolit në SHBA, kurse në Britaninë e Madhe afër 1.6 milion.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Science Advances” dhe është udhëhequr nga Dr. Amdrew Thompson nga Universiteti i Liverpoolit.