Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Me speca djegës kundër kancerit

Me speca djegës kundër kancerit

Lifestyle December 07, 2019 - 17:40
Detajet

Te specat e kuq djegës gjenden sasi shumë të mëdha të kapsaicinës, pastaj flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë, kalcium dhe hekur. Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se te të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B.

Studimi i vetive antikancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s.

Pacientëve iu dhanë ushqime, të cilat përmbanin: vitamina, jod, acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C.

Dieta bazohet në teorinë që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë tumoret. Kohët e fundit kërkuesit e “Cedars-Sinai Medical Center” të Los Angeles në SHBA kanë studiuar efektin e kapsaicinas në laborator dhe kanë mundur të tregojnë se ky ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos atij në prostatë, atij të mushkërive dhe të zorrës së trashë.

Speci i kuq djegës përdoret edhe kundër depresionit.

Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.