Çfarë ndodh me peshën e babait pas lindjes së fëmijës?

Lifestyle November 21, 2019 - 20:48
Lexoni detajet!

Përveç efekteve të njohura tashmë, si çrregullimi i gjumit, të bërit baba shoqërohet edhe me një shtim në peshë. Ky fakt tregohet nga një studim amerikan i Northwestern University Feinberg School of Medicine, në Chicago, i publikuar në revistën shkencore “American Journal of Men’s Health”.

Sipas këtij studimi, lindja e një fëmije i dhuron babait dy kilogramë më shumë. Gjatë këtij studimi u përdorën të dhënat e një tjetri të mëparshëm, ku u përfshinë 10 mijë persona të cilët u ndoqën për 30 vite me radhë.

Pjesëmarrësiit në studim u ndanë në tre grupe, baballarët që jetonin me fëmijët dhe baballarët jo rezidentë si dhe ata meshkuj që nuk ishin bërë baballarë.

Te grupi i parë u vu re një shtim në peshë prej dy kilogramësh, tek tjetri një shtim prej 1.5 kilogramësh. Ndërsa tek ata që nuk kishin fëmijë, u konstatua një reduktim peshe prej afro 600 gramësh.

“Efekti varet nga statusi, bashkëshort ose bashkëjetues, edukimi dhe koha e kaluar para televizorit. Shtimi në peshë ndodh pasi familja merr prioritet dhe tregohet më pak kujdes ndaj vetes”, thuhet në rezultatet e studimit.