Kjo është cilësia më e mirë që kanë dembelët

Kjo është cilësia më e mirë që kanë dembelët

Lifestyle November 19, 2019 - 15:22
Detajet

Një studim i ri tregon se njerëzit inteligjentë kanë tendencën të jenë dembelë.Të dhënat, që vijnë nga një studim amerikan, mbështesin kështu idenë që personat me nivel të lartë inteligjence mërziten më shpejt dhe shpenzojnë më shumë kohë të zhytur në mendime.

Ndërsa njerëzit aktivë e stimulojnë mendjen e tyre me aktivitete të jashtme, duke mos i dhënë vetes shumë mundësi për të menduar.

Shkencëtarët në Universitetin e Floridas i dhanë një grupi studentësh një test, ku iu kërkua që të vlerësonin pohime si: “Më pëlqen shumë që të merrem me një punë që kërkon zgjidhje të problemit” dhe “Mendoj aq shumë sa më duhet”.

Shkencëtarët më pas i ndanë në dy grupe studentët. Gjatë ditëve në vijim, të dyja grupet mbajtën një pajisje në kyçin e dorës që llogariste lëvizjen e tyre dhe aktivitetin fizik.

Të dhënat treguan se personat që mendonin më shumë ishin shumë më pak aktivë sesa pjesa tjetër.

Megjithatë, sipas ekspertëve, personat që janë më pak aktivë, pavarësisht sa inteligjentë janë, kanë tendencën të kenë një jetë sedentare dhe më pak të shëndetshme.