Mbushuni me energji me këto pije

Mbushuni me energji me këto pije

Lifestyle November 18, 2019 - 17:36
detajet

Kur në mesditë ju mbeteni pa energji, mos u përcaktoni për kafe apo pije të gazuara, por për këto pije me të cilat edhe mund të humbni në peshë.

Uji me aromë
Pini sasi të mjaftuar të ujit në mënyrë që organizmi të funksionojë normalisht, e nëse ju është mërzitur uji i thjeshtë, freskojeni me bimë të freskëta apo me agrume.

Çaji i ftohtë nga menta
Pos se kjo pije është shumë freskuese, i ndihmon lukthit, dhe krejt ushqimin e dëmshëm që e keni ngrënë do ta largojë shpejtë.

Përzierja nga çokollata e zezë
Çokollata e zezë ju ndihmon të humbni në peshë sepse zvogëlon oreksin. Kjo përzierje përmban rreth 400 kalori, prandaj provojeni si kafjall, që t’ju mbajë të ngopur.

Çaji i gjelbër
Pos se ulë rrezikun nga lloje të ndryshme të kancerit si dhe nga sëmundjet e zemrës, çaji i gjelbër, sipas shumë studimeve dhe hulumtimeve të bëra, përmban antioksiduesit të cilët edhe ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave dhe në shkrirjen e dhjamit. Kjo e bën këtë çaj edhe aleat ideal për humbje në peshë.