Luajti gjatë gjithë natës në telefon, zgjohet në mëngjes me njërin sy të verbëruar!

Luajti gjatë gjithë natës në telefon, zgjohet në mëngjes me njërin sy të verbëruar!

Lifestyle nëntor 13, 2019 - 23:40
Detajet

Një burri në Kinë i është verbëruar përkohësisht njëri sy, pasi që ka luajtur gjatë gjithë natës në telefonin e tij.

Pacienti thuhet se qëndroi para ekranit të vogël të telefonit tërë natën dhe të nesërmen kur u zgjua  ai e kuptoi që kishte humbur shikimin në syrin e tij të majtë, thanë mjekët nga Shenzhen.

Burri vuajti nga një hemorragji në syrin e tij pasi retina e tij sipërfaqësore kishte shpërthyer, shkruan Daily Mail.

Ai është trajtuar me operacion lazer dhe ka gjasa të shërohet brenda një muaji.