Kur femra në martesë jep shumë, ajo gjithmonë merr pak: Qe se si ta ndryshojnë këtë!

Kur femra në martesë jep shumë, ajo gjithmonë merr pak: Qe se si ta ndryshojnë këtë!

Lifestyle October 23, 2019 - 10:27
Detajet

Kur personit i dhemb dhëmbi, vështirë se mund të jetë i sjellshëm dhe i këndshëm. Njësoj vlen edhe për femrën e pakënaqur

Madje edhe nëse ajo ende e do partnerin e vet dhe sillet sipas tij me butësi, hidhërimi e pengon që ta vlerësojë sinqerisht, transmeton Telegrafi.

Në vend që t’i gëzohet kujdesit të bashkëshortit të saj, femra ka tendencë që të fokusohet në atë se sa punon, porse është pak e vlerësuar për këtë gjë.

Kur femra hatërohet

Kur femra është e pakënaqur, ajo nuk mund të detyrohet të dashurojë. Mund të sillet sikur është e plotësuar me dashuri, mirëpo zemra e saj është e mbyllur. Mirëpo, kur zemra e femrës është e mbyllur, ajo fillon të jetë e pakënaqur, ndërsa në situata të tilla mashkulli gjithmonë është humbës.

Nëse ajo për veprat e saj të mira merr gjashtëdhjetë pikë, ndërkaq ai njëzet për shërbimet e veta, femra do t’i heqë ato njëzet pikë nga gjashtëdhjetë të saj dhe do të ketë rezultat të ri me të cilin nuk do të jetë e kënaqur. Sepse atë që e konsideron që partneri i saj është i mirë, ekskluzivisht është meritë e saj.

Femra atëherë ndihet që ajo nuk është vlerësuar për angazhimin dhe punën e saj, prandaj pëson sulme xhelozie.

Me kalimin e viteve, injorimi mund të kalojë në hidhërim kronik. Në fazën e këtillë, femra beson që është martuar me personin e gabuar dhe mendon për divorcin.

Nuk ka dyshim: kjo femër nuk merr të gjithë atë që e meriton nga martesa, mirëpo kjo nuk do të thotë që mund të marrë atë që i nevojitet. Ndërkaq personi tjetër gjithashtu nuk jep atë që bashkëshortja dëshiron. Atë që do ta merrni nga lidhja apo martesa, nuk varet edhe aq nga partneri por nga qëndrimi ndaj tij.

Femrat të cilat mendojnë për divorc më së shpeshti thonë: “Po jap, po jap dhe nuk po marr asgjë si shpërblim!”

Për ta zgjidhur këtë problem, patjetër duhet të kuptoni që keni marrë sulm hidhërimi dhe pakënaqësie. Pastaj, në vend që të sulmoni bashkëshortin, patjetër duhet të mësoni të jepni në mënyrën tjetër. Atëherë femra pushon të angazhohet duke shpresuar që bashkëshorti të vërejë mosinteresimin e saj.

Nëse femra është e pakënaqur, do të thotë që është koha të bëjë diçka për veten. Kur femra jep tepër shumë, ajo gjithmonë merr pak.

Duke e ditur gjithë këtë që u përmend më sipër, femra më në fund mund t’i lejojë vetes që të mos viktimizohet për shkak të partnerit, por të bëjë atë që dëshiron. Në vend që të presë që partneri ta lumturojë, ajo patjetër duhet ta lumturojë veten.

T’i jepni partnerit absolutisht çdo gjë që keni, pastaj të prisni që në tërësi të kënaqni nevojat tuaja është tendencë e pashëndetshme.

Opsioni më i mirë është që bashkëshortit dhe fëmijëve t’i jepni dashuri të sinqertë dhe që asgjë të mos prisni si shpërblim. Marrëdhëniet e këtilla sjellin shumë më tepër kënaqësi.