Fëmijët e prindërve të divorcuar më shpesh gënjejnë, mirëpo arsyeja përse veprojnë kështu do t’jua thyej zemrën

Fëmijët e prindërve të divorcuar më shpesh gënjejnë, mirëpo arsyeja përse veprojnë kështu do t’jua thyej zemrën

Lifestyle October 21, 2019 - 11:27
Detajet

Ekspozimi i sjelljeve manipuluese nga fëmijëria është diçka që lë pasoja afatgjata te vogëlushët, të cilët pastaj konsiderojnë që munden edhe vetë të sillen ashtu, por nuk është kjo e gjitha

Fëmijët e prindërve të divorcuar gjithashtu do të presin më shumë “kompensim”nga fëmijët e tjerë, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i bërë në Holandë ka përfshirë afro 800 fëmijë të moshës parashkollore. Vogëlushët kanë marrë një monedhë njëra anë e së cilës është ngjyrosur me ngjyrë të bardhë, ndërsa tjetra me të zezë, pastaj u është urdhëruar që të shkojnë pas perdes dhe ta hedhin monedhën.

Fëmijëve u është premtuar që, nëse monedha bie në anën e bardhë, do të fitojnë ëmbëlsirë, nëse bie në të zezën nuk do të fitojnë asgjë.

Fëmijët e prindërve të divorcuar kanë qenë dy herë më shumë të prirë që të gënjejnë se cili rezultat fitohej.

“Fëmijët e prindërve të divorcuar kanë treguar që sjellja manipuluese, ndaj së cilës kanë qenë të ekspozuar, konsiderohet mënyrë e dëshiruar që të arrijnë qëllimin e tyre. Gënjimin e kanë konsideruar si mënyrë legjitime për realizimin e qëllimit dhe gjithashtu kanë konsideruar që e meritojnë ‘shpërblimin’ apo ndonjë formë kompensimi për angazhimin e tyre”, theksojnë autorët e studimit.

Ata nënvizojnë që fëmijët e martesave të prishura nuk janë krenuar me sjelljen e tyre, por ajo është sinjal i ndjenjave të tjera.

“Fëmijët kanë konsideruar që një pjesë i ka kontribuar divorci i prindërve të tyre dhe për atë shkak janë ndier fajtorë. Gënjimi u ka mundësuar që të ‘futen’ në botën në të cilën nuk kanë probleme”, shtojnë autorët e studimit.