Lindja e fëmijës i bën femrat më mendjemprehta

Lindja e fëmijës i bën femrat më mendjemprehta

Lifestyle tetor 17, 2019 - 16:39
Detajet

Kjo ndoshta mund t’i befasojë nënat e reja që janë duke luftuar me efektet e periudhës pas shtatzënisë dhe me netët pa gjumë.

Por, sipas një studimi të ri, lindja e fëmijëve faktikisht mund t’i bëjë femrat më mendjemprehta pas një kohe, transmeton Telegrafi.

Bazuar në analizat mjekësore të më shumë se 12,000 pacientëve, gratë të cilat lindin fëmijë kanë tru më të “ri” sesa femrat që asnjëherë nuk kanë lindur fëmijë.

Edhe në moshën e mesme, truri i tyre është deri në gjashtë muaj më i ri.

Një fakt tjetër interesant është se aq më shumë fëmijë që lindin gratë – p.sh. pesë – aq më mirë është për materien e tyre gri në tru.

Ekspertët besojnë se nënat përfitojnë nga estrogjeni, hormon i cili prodhohet në shtatzëni ose përjetojnë forcim të sistemit të imunitetit nga bartja e fëmijës.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.