Maska që i ushqen flokët gjatë stinës së vjeshtës

Maska që i ushqen flokët gjatë stinës së vjeshtës

Lifestyle October 15, 2019 - 15:09
Detajet

Nëse e ndjeni që me ardhjen e vjeshtës, flokët tuaj janë bërë më të thatë dhe elektrizohen më kollaj, jeni në artikullin e duhur.

Do t’ju propozojmë një maskë për flokë të thatë të përgatitur në shtëpi e cila është në gjendje t’i drejtojë, t’u japë volum dhe t’i ushqejë në thellësi.

Përbërësi bazë është avokado i cili falë sasisë së lartë të vitaminave është në gjendje të fortifikojë skalpin e kokës.

Më poshtë mund ta kuptoni se si duhet ta përgatisni këtë maskë hap pas hapi, shkruan Living.al.

Përbërësit që ju duhen:

·         Gjysmë avokado

·         Gjysmë banane

·         2 lugë kafeje uthull balsamike

·         2 lugë kafeje vaj ulliri ekstra të virgjër

·         1 lugë kafeje vaj speci djegës

·         Pak kanellë

·         10 pika vaj esencial limoni

·         10 pika vaj esencial rozmarine

·         1 vezë

Përgatitja e maskës:

Pasi të keni shtypur në një tas bananen dhe tulin e avokados, shtoni vezën dhe gjithë përbërësit e tjerë. Kalojeni përbërjen në blender derisa të homogjenizohet mirë.

Aplikojeni maskën në gjatësitë dhe majat e flokëve dhe lëreni të pushojë për 30-60 minuta. Shpëlajeni maskën dhe lani flokët me shampo si zakonisht.

Këshillë: Bananja nxihet shpejt, kështu që maska duhet përgatitur dhe aplikuar menjëherë.