Ecja e ngadaltë shenjë e plakjes së shpejtë dhe demencës

Ecja e ngadaltë shenjë e plakjes së shpejtë dhe demencës

Lifestyle October 14, 2019 - 11:48
Lexoni detajet

Një studim I ri I mbajtur nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Duke ka treguar se shpejtësia e të ecurit mund të predikoj, se a është një person I rrezikuar të preket nga demenca në të ardhmen apo jo, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express

Truri dhe trupi I personave që ecin ngadalë, është vërejtur se mund të plaket më shpejt. Mushkëritë, dhëmbët dhe sistemi I tyre imunitar gjithashtu mund të dobësohet më herët. 

Autori I studimit të fundit Dr.Line Rasmussen, një neuroshkëncëtare nga Duke University, ka thënë për Dailymail se  ecja e ngadaltë mund të jetë një nga simptomat e para të demencës, që shfaqen dekada më herët se sëmudja e plotë.

Barnat që merren kundër demencës vazhdojnë të dështojnë në trajtim, për arsye se këto çrregullime diagnostikohen shumë vonë. 

Gjetjet tona edhe pse jo 100% përfundimtare, tregojnë se personat, të cilët edhe në moshë të re ecin ngadalë, mund të jenë më të rrezikuar që nmë vonë të preken nga çrregullimt e demencës, duke përfshirë këtu edhe sëmundjen e Alzheimerit.