Përse shkenca po sugjeron që të nuhasni limonët

Përse shkenca po sugjeron që të nuhasni limonët

Lifestyle September 17, 2019 - 14:16
Lexon detajet

Studimi ka vërtetuar se stimujt e nuhatjes dhe të dëgjimit mund të ndryshojnë mënyrën se si ne e perceptojmë trupin tonë.

Më herët studimet kanë vërtetuar se limonët mund t’iu ndihmojnë të kaloni “hangover”-in. Por, një hulumtim i ri thotë se ata gjithashtu mund t’iu bëjnë të ndjeheni më të dobët, për nga aspekti i peshës, transmeton lajmi.net.

Derisa njerëzit ndjehen më të hollë dhe më të lehtë kur i ekspozohen erës së limonit, ata ndjehen më në peshë kur nuhasin erën e vanillës, sipas studimit.

Ky është vetëm një nga rezultatet e arritura të hetimit, të publikuar në formë artikulli me titullin ‘Efektet e nuhatjes dhe tingullit në përceptimin e imazhit të trupit’.

Ekipi i hulumtimit ka demonstruar që imazhi që kemi për trupin tonë ndryshon në varësi të stimujve që hasim, siç janë nuhatja. Ekspozimi ndaj erërave të ndryshme mund të na bëjë të ndjehemi më të hollë ose më në peshë.

Një faktor tjetër që influencon drejt përceptimit trupor është dëgjimi. Përmes një pajisjeje të përshtatur në trup, hulumtuesit e Universitetit Carlos III të Madridit analizuan se si qëndrimi ndaj trupit tonë ndryshon kur spektri i frekuences së hapave të ndërmarrë modifikohet në kohë reale.

“Duke rritur frekuencat, njerëzit ndjehen më të lehtë, më të lumtur, ecin në mënyrë më aktive dhe, si rezultat, ata e kanë më të lehtë të ushtrojnë,” shpjegoi Ana Tajadura-Jimenez, pedagoge në Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UC3M dhe një nga autorët e të dy hetimeve.