Ja dobitë që i sjell fitnesi shëndetit mendor

Ja dobitë që i sjell fitnesi shëndetit mendor

Lifestyle September 15, 2019 - 12:15
Detajet

Aktivitetet e rregullta fizike që zgjasin 45 minuta nga 3-5 herë gjatë javës, mund të forcojnë shëndetin mendor – por ushtrimet e tepërta nuk janë gjithmonë të dobishme, ka sugjeruar një studim në Shtetet e Bashkuara.

1.2 milion njerëz raportuan për një muaj nivelet e aktivitetit fizik të tyre dhe në bazë të aktivitetit ata vlerësuan gjendjen e tyre mendore.

Personat që u morën me aktivitete sportive kanë pasur 1.5 herë më pak “ditë të këqija”, se sa ata që nuk ushtruan fare, ka gjetur studimi.

Sportet në ekip, çiklizmi dhe gjimnastika kanë pasur ndikim më të madh pozitiv.

Të gjitha llojet e aktivitetit fizik ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor, pa marrë parasysh moshën ose gjininë e njerëzve, duke përfshirë kryerjen e punëve të shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Hulumtimet e mëparshme mbi efektet e ushtrimit të shëndetit mendor kanë nxjerrë rezultate të përziera, dhe disa studime sugjerojnë se mungesa e aktivitetit mund të çojë në shëndetin e dobët mendor, si dhe të jetë simptomë e tij.

Fitnesi tashmë është i njohur për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmit dhe diabetit.