Dieta që mbron nga sëmundjet

Dieta që mbron nga sëmundjet

Lifestyle shtator 11, 2019 - 08:26
Detajet

Dieta është krijuar në bazë të qëndrimit të ekspertëve, të cilët mendojnë se shumë vështirësi shëndetësore janë rezultat i sistemit parambrojtës imunitiv, transmeton 'Zëri.info'. 

Dieta më e re është plotësisht ndryshe nga të gjitha deri më tani. Nuk keni nevojë të numëroni kaloritë apo në mënyrë drastike të zvogëloni konsumimin e ushqimit, por nuk ka as premtim për humbje sensacionale të kilogramëve të tepërt.

Qëllimi i dietës më të re nuk është humbja e kilogramëve, por parandalimi i sëmundjeve si kanceri, Alzhaimeri dhe sëmundjet e ndryshme të zemrës.

Përveç kësaj, dieta duhet të shërbejë edhe si mjet për zbutjen e dhimbjeve te sëmundjet kronike, siç është artritisi. Dieta është krijuar në bazë të qëndrimit të ekspertëve, të cilët mendojnë se shumë vështirësi shëndetësore janë rezultat i sistemit parambrojtës imunitiv.

Ekspertët thonë se ekziston një ushqim i caktuar, i cili ndihmon në qetësimin e sistemit imun.

Ushqimet kyçe të dietës janë peshku i pasur me acide yndyrore omega 3, siç janë sardelet dhe tuna, pemët, perimet dhe mëlmesat. Studimet kanë treguar se acidet omega 3 dhe përzierjet e mëlmesave drejtpërdrejt ndikojnë në sistemin imun.

Pra, dieta më e re çon në konsumimin e shumë acideve yndyrore omega 3, antioksiduesve dhe fibrave. Dieta më e re sjell dobi të dyfishtë, pengon sëmundjet dhe zvogëlon simptomat e sëmundjeve kronike. /ZERI