Pas problemeve që kishte me aknet, kjo vajzë tregon transformimin e fytyrës

Pas problemeve që kishte me aknet, kjo vajzë tregon transformimin e fytyrës

Lifestyle August 22, 2019 - 19:43
Lexoni detajet

Një trajnere profesionale së cilës ju tha nga doktori se ka “aknet më të këqija që ka parë ndonjëherë”  ka ndarë transformimin e mrekullueshëm para dhe pas akneve.

Emily Keel, 25 vjeçare, nga Anglia, ka vuajtur nga aknet cistike të rënda që nga mosha 12 vjeçare, duke i shkaktuar asaj periudha depresioni.

Ajo ndjeu sikur mjekët  nuk kishin ndjenja ndaj gjendjes së saj të lëkurës e cila u përkeqësua edhe më shumë duke i kaluar në sindromë polistike të vezoreve, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Gjatë viteve të fundit, Keel, ka provuar gjithçka nga dietat e ndryshme gluten dhe qumësht, terapia, antibiotikë e shumë mënyra të tjera – por ka pasur shumë pak përmirësim.

Por, pasi u përshkruar me një ilaç të quajtur “Izotretinoin”, fytyra e saj është pastruar pothuajse tërësisht.

Ajo shkro në instagram “Ndjehem përsëri vetvetja dhe është ndjenja më e mirë në botë”

“Nuk mund të besoj se janë vetëm gjashtë muaj ndërmjet këtyre fotografive” – tha ajo.

Zonja Keel, ka shpenzuar vitet e adoleshencës duke jetuar me këto akne të tmerrshme, duke kontaktuar me shumë dermatolog dhe duke përdorur shumë produkte, madje kishte pasur rast ku mjekët i kishin thënë që ajo ka aknet më të këqija që ata kanë parë ndonjëherë.

“Ishte shumë e vështirë ta dëgjoje këtë prej disa personave profesional: u zhgënjeva shumë”- deklaroi Keel.

Por, ajo thotë që tani kam gjetur ilaçin dhe asnjëherë nuk jam ndjerë më e lumtur se tani, kam kaluar vite jo të mira në fëmijëri dhe adoleshencë dy periudha më të vështira të jetës. 

Image

Image

Image

Image