5 ushqime që mund t'i konsumoni pa limit

5 ushqime që mund t'i konsumoni pa limit

Lifestyle August 20, 2019 - 19:53
Lexoni detajet

Cili është mëkati ynë më i madh? Që jo pak herë heqim dorë nga ushqimi vetëm për të qenë disa kilogramë më pak.

Linjat perfekte të trupit kërkojnë vullnet, vendosmëri dhe disiplinë, por e dini që ndonjëherë pjesë e kësaj pakete janë edhe “ushqimet e këqija”?

Aspak për t’u habitur sipas nutricistëve, që besojnë se duke e privuar veten nga gjërat që ju dhurojnë kënaqësi, nuk do të jeni asnjëherë në shëndetin tuaj optimal fizik dhe mendor. Mbase duhet t mendoni mirë rikthimin tek këto ‘zakone të këqija’.

1. Patatet e ëmbla janë një burim i mirë fibrash

Patatet e ëmbla janë burim i mirë potasiumi dhe fibrash, por më e mira është t’i hani të pjekura. Hajini me lëkurë, antioksidantët në lëkurën e patateve reduktojnë rrezikun e prekjes nga lloje të ndryshme kanceri, përfshirë të gjoksit, zorrës së trashë dhe kancerin në vezore.

2. Pirja e whiskey-t mund të luftojë kancerin

Nëse konsumohet me masë, pija alkoolike mund të ketë shumë përfitime në shëndetin tuaj. mund të luftojë kancerin, të rrisë nivelin e kolesterolit të mirë dhe minimizon shancet për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Një gotë në ditë për gratë dhe disa gota në ditë për burrat!

3.Hani çokollatë të zezë një herë në ditë

Një katror çokollate çdo ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe ul me 23% rrezikun e prekjes nga trompoza. Çokollata përmabn magnez, që ju jep energji dhe parandalon migrenën.

4.Petullat ju ndalojnë të hani kot gjatë ditës

Nuk është fundi i botës nëse hani një petull një herë në ca kohë. Njerëzit që e ndalojnë veten të hane ushqimet që i duan, ka më pak gjasa të ndjekin me përpikmëri dietën e tyre ushqimore. Kjo sepse duke ndaluar veten të hani një kategori të caktuar ushqimesh, do filloni të hani gjëra që s’ju kishte shkuar mendja, duke sabotuar çdo përpjekje për të përmirësuar dietën tuaj.

5.Birra ju mbron nga diabeti

Birrën e shmangin të gjithë nëse duan të bien në peshë, sepse të jep bark, por nëse pihet me masë mund të ketë shumë përfitime për shëndetin tuaj. Ul presionin e gjakut, parandalon diabetin dhe ndihmon për rënien në peshë. Është burim i vitaminës B si niacina, riboflavina, vitamina B6 dhe B12 dhe acidi folik që mund të parandalojë defektet në lindje.