A keni njolla të errëta nën sqetulla? Provoni këto produkte natyrale

A keni njolla të errëta nën sqetulla? Provoni këto produkte natyrale

Lifestyle August 15, 2019 - 14:38
Detajet

Nën sqetullat më ngjyrë të errët janë gjëja më e bezsdisshme që një femër mund të përjetojë. Disa nga shkaqet më të shpeshta të këtyre shenjave janë: djersitja e tepërt, heqja e qimeve me brisk, përdorimi i deodorantëve të papërshtatshëm dhe qelizat e vdekura.

Lajmi i mirë është se me anë të disa produkteve natyrale ju mund t’i trajtoni ato dhe ta zbardhni këtë regjion. Disa nga këto produkte janë:

Limoni- Fërkoni regjionin e nën sqetullave me një gjysmë limoni dhe lëreni atë për disa minuta.

Uthulla e mollës- Është një produkt tjetër që ka aftësi zbardhuese. Lyeni me të regjionin e nën sqetullave dhe mbajeni për disa minuta. Aplikojeni një herë në javë.

Patatet- Mund ta aplikoni lëngun e patates apo vet pataten dhe ta mbani atë në këtë regjion për 20 minuta. Më pas pastrojeni me ujë të vakët.

Soda e bukës- Është një produkt shumë i mirë për trajtimit e këtij problemi. Praktikojeni atë disa herë në jave dhe do të vëreni një zbardhim të dukshëm.