Probleme me seksin? Shfrytëzoni motin e ngrohtë – ja pse

Probleme me seksin? Shfrytëzoni motin e ngrohtë – ja pse

Lifestyle July 23, 2019 - 21:49
Detajet

Në këtë verë kemi përjetuar temperatura të larta, sidomos vendet e Evropës, por sipas studiuesve një gjë e mirë mund të dal prej kësaj.

Sipas tyre, moti i ngrohtë rrit epshin seksual dhe çon në marrëdhënie seksuale më të mira.

Temperaturat priten të rriten edhe më shumë, ndërsa ekspertët e lidhjeve dhe të marrëdhënieve seksuale thonë se kjo mund të jetë një gjë e mirë sa i përket lidhjeve dhe raporteve intime, raporton “Daily Star”.

Dielli dhe temperaturat e ngrohta rritin Vitaminën D dhe nivelet e testosteronit tek meshkujt, dhe këto dyja ndihmojnë në arritjen e kënaqësisë tek gratë. Ky hulumtim tregon po ashtu se meshkujt kanë 33 % më shumë shanse në rritjen e testosteronit përgjatë muajit qershor në krahasim më muajin e janarit, transmenton lajmi.net.

Meshkujt me më shumë testosteron përjetojnë më shumë orgazmë, me një fjalë, të shpenzoni më shumë kohë në diell, çon në seks më të mirë.