Nëse keni operuar zorrën qorre rrezikoheni nga sëmundja e Parkinsonit

Nëse keni operuar zorrën qorre rrezikoheni nga sëmundja e Parkinsonit

Lifestyle July 23, 2019 - 19:23
Lexoni detajet

Një studim i bërë së fundmi në Spitalin Universitar në Klivlend, ka arritur në përfundim se njerëzit që kanë hequr zorrën qorre kanë shanse trefish më të mëdha që të preken nga sëmundja e Parkinsonit.

Më shumëse 10 milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.

Studimi më i ri, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 62 milionë pacientë, ka zbuluar lidhjen midis zorrës qorre dhe sëmundjes së Parkinsonit, i cili ka mundur të na tregojë kur, ku dhe përse kjo sëmundje shfaqet.

Duke analizuar 62 milionë amerikanë, hulumtuesit kanë konstatuar që 489 mijë prej tyre kanë hyrë në operacion për heqjen e zorrës qorre.

Më vonë, në 4.470 prej tyre janë diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë lidhjeje ka zorra qorre me sëmundjen e trurit, mirëpo studimet e fundit paralajmërojnë që është në gjurmë të vërteta të zbulimit, sepse po hulumtojnë një proteinë të caktuar.

Fjala është për alfa-sinukleinën, proteinë e gjetur në traktin digjestiv, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit.

“Përse shkencëtarët e gjithë botës janë përqendruar në traktin digjestiv, duke përfshirë edhe zorrën qorre, në mënyrë që të konstatojnë shkaktarët e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit”, ka thënë dr. Muhamed Sherif.

Vetëm pas vdekjes, me autopsi, kjo proteinë mund të detektohet në tru të pacientit, mirëpo në vitin 2003 ekipi i shkencëtarëve gjermanë ka paralajmëruar që sëmundja e Parkinsonit do të mund të shfaqet në stomak, jo në tru, sepse kanë gjetur proteinë të ngjashme në traktin digjestiv të një pacienti të sëmurë nga sëmundja e Parkinsonit.