Dëshironi ta harroni ish-in, ja çfarë duhet të bëni!

Dëshironi ta harroni ish-in, ja çfarë duhet të bëni!

Lifestyle July 18, 2019 - 08:21
Lexo Detajet

Gjëja e parë për t’u bërë është të liroheni nga e kaluara për të përballuar sa më mirë të ardhmen. Po si? Ndiqni këto këshilla: Festoni ndarjen duke organizuar një festë, mundësisht sa më të madhe, për të treguar se jeta vazhdon, transmeton "Zëri.info".

Mendoni sa më shumë për veten, duke gjetur edhe një lloj shpërqendrimi. Kjo do t’ju ndihmojë jo pak të harroni të kaluarën. Mos harroni të pastroni çdo gjë në rrjetet sociale, që ju kujton ish­in. Pastroni edhe shtëpinë në të cilën mund të keni jetuar bashkë dhe rikthejini të gjithë atë që s’ka marrë me vete.

Nëse keni fëmijë, mos i përfshini në këtë histori. Mundohuni t’i mbroni, pasi buzëqeshja e tyre do t’ia vlejë lodhjen tuaj. Mos dërgoni mesazhe ose të telefononi sërish pas një kohe ish­in. Pas një ndarjeje, gjëja më e mirë është të rindërtoni individualitetin tuaj, për të shmangur që të dëmtoheni përsëri./ZËRI