Përse nënat duhet të kthehen në punë sapo të lindin

Përse nënat duhet të kthehen në punë sapo të lindin

Lifestyle July 17, 2019 - 17:42
Detajet

Nënat që balancojnë punën me rritjen e fëmijëve mund të kenë më shumë gjasa të qëndrojnë të mprehta në kujtim në moshën e vjetër, sugjeron hulumtimi.

Një studim mbi gjashtë mijë gra që kishin lindur konkludoi në bazë të rezultateve se 61 për qind prej tyre që qëndronin në shtëpi të kujdeseshin për fëmijët e tyre, kishin probleme me kujtesën.

Hulumtuesit nga SHBA besojnë se ‘pjesëmarrja në fuqinë punëtore të paguar’ është stimulim mendor i grave.

Punësimi i zhvilluar gjithashtu vjen me përfitime financiare dhe sociale, shtuan ata.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Kalifornisë, në Los Anxhelos dhe u drejtua nga Elizabeth Rose Mayeda, asistent profesoreshë e epidemiologjisë.

“Megjithëse preliminar, hulumtimi ynë siguron dëshmi se pjesëmarrja në fuqinë punëtore të paguar mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së memories në mesin e grave në Shtetet e Bashkuara”, vlerësoi asistent profesoresha.