Ç'është 'buzëqeshja e depresionit'?

Ç'është 'buzëqeshja e depresionit'?

Lifestyle July 16, 2019 - 18:39
Lexoni detajet

Simptomat e depresionit duken të lehta për t’u dalluar: interesi për gjërat që deshëm dikur ulet, humori ndryshon brenda pak kohësh, dëshirë e paparë për të ngrënë gjithçka ose ekstremi tjetër, mungesë e theksuar urie.

Gjithsesi, ka diçka: ndonjëherë t’i nuk i dallon dot këto që përmendëm më sipër- jo sepse nuk janë aty, por sepse zgjedh t’i fshehësh edhe nga vetja.

Ndoshta ndjen që i ke gjithë simptomat më lart, por sërish vazhdon jetën normalisht: shkon në punë, del me miqtë apo familjarët dhe je gjithnjë me një buzëqeshje në fytyrë.

Nga mjekësia kjo njihet si “buzëqeshja e depresionit”. Deri diku tingëllon paradoksale, por ç’është në të vërtetë buzëqeshja e depresionit?

Njerëzit herë pas here përpiqen ta kamuflojnë duke i vendosur pikërisht këtë maskë simptomave që po përjetojnë. Ata ngrihen çdo mëngjes, vishen, shkojnë në punë dhe vazhdojnë të ndërveprojnë m të tjerët pavarësisht si ndihen nga brenda.

Kjo lloj buzëqeshjeje është në vetvete një emër tjetër për të quajtur depresionin- ose një mërzitje kronike që ndikon në ç’rregullimin e gjumit, ndryshimet e oreksit apo ndjesi të tjera si frikëra apo atake paniku.

Pse s’kishim dëgjuar kurrë për këtë lloj buzëqeshjeje?

Në fakt ky nuk është një term që ekziston, por ekspertët e përdorin për t’i bërë njerëzit të kuptojnë gjendjen aktuale të tyre dhe të kërkojnë ndihmë.

Si ta kuptojmë nëse kemi një ‘buzëqeshje depresioni’ ose jo?

Nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, por janë shumë shenja dhe simptoma nga të cilat mund t’i kuptojmë. Nëse ndiheni pa energji, çdo ditë është e njëjta gjë dhe s’e kuptoni pse, kjo do të thotë që ka diçka që s’shkon me gjendjen tuaj emocionale.