Përse femrat inteligjente përfundojnë me partnerë toksikë?

Përse femrat inteligjente përfundojnë me partnerë toksikë?

Lifestyle July 15, 2019 - 16:24
Lexo Detajet

A keni menduar ndonjëherë se përse shoqja e ngushtë – gjeni e vërtetë me trurin më të madh dhe zemrën më të ngrohtë – është në lidhje romantike me një “humbës” që nuk e trajton siç e meriton ajo?

Epo, hulumtimet thonë se ky lloj i fermave faktikisht janë më të prira të bëhen të “varura” nga meshkujt toksikë, transmeton Telegrafi.

Me fjalë të tjera, femrat që asnjëherë nuk e prisni të bien në dashuri me ata që i trajtojnë tmerrshëm… zakonisht janë ato që bien në dashuri me persona të tillë.

Por, përse femrat me standarde të larta në çdo aspekt të jetës kanë standarde shumë të ulëta në lidhje?

Përkushtohen më shumë në lidhje

Femrat e suksesshme janë të suksesshme sepse janë përkushtuar shumë. Ato e dinë se përkushtimi sjell shpërblime dhe të njëjtin sistem e aplikojnë edhe në lidhje.

Me fjalë tjera, ato përfundojnë në lidhje ku ato janë të vetmet që vetëm përkushtohen dhe japin shumë në lidhje.

Meshkujt toksikë kanë tendenca t’i shënjestrojnë femrat e fuqishme

Femrat e suksesshme nuk janë të dobëta – në fakt janë shumë të forta!

Por, përse meshkujt narcisistë i targetojnë këto femra të fuqishme?

Epo, sipas ekspertëve, meshkujt kërkojnë dikë që vazhdimisht mund t’ia sulmojnë egot delikate. Gjithashtu e duan edhe dikë të qëndrueshme dhe të fortë në të cilën mund të mbështeten, por edhe dikë të mençur të cilës mund t’ia dëshmojnë se ata janë më të mençur.

Jeta seksuale është e mirë…

Është shumë lehtë të verbëroheni nga dashuria dhe seksi i mirë.

Edhe shkenca e dëshmon këtë duke treguar se seksi i kënaqshëm, i cili ndërton kimi, shumë shpejt mund të shpie që lidhja e pashëndetshme të shndërrohet në toksike.