Ndiqni këto këshilla për të mos zhvilluar gurët në veshkë

Ndiqni këto këshilla për të mos zhvilluar gurët në veshkë

Lifestyle July 14, 2019 - 20:33
Lexoni detajet

Gurët në veshkë janë një dukuri e shpeshtë tek shumë persona gjatë jetës së tyre. Të gjithë mund të rrezikohen nga zhvillimi i gurëve në veshkë madje edhe fëmijët.

Këto janë disa hapa të rekomanduara nga urologjistët për të ulur rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje.

Qëndroni të hidratuar

Kur nuk pini sa duhet lëngje veshkat e juaja prodhojnë më pak urinë. Kështu urina e juaj bëhet më e koncentruar dhe rritet rreziku për zhvillimin e gurëve. Preferohen diku 12 gota me lëngje gjatë ditës, kryesisht ujë. Gjatë kohëve me vapë pini pak më shumë ujë.

Limitoni përdorimin e kripës

Një dietë e dobët me ushqime të shpejta është një mënyrë në të cilën gurët në veshkë zhvillohen. Rritja e kalciumit në veshkë krijon gurët. Limitoni ushqimet e shpejta dhe përdorimin e kripës së tepërt nëpër ushqime.

Po ashtu limitoni fruktozën

Mjekët gjithashtu rekomandojnë uljen e përdorimit të fruktozës.

Hani më shumë fruta që përmbajnë Vitamin C

Duke konsumuar më shumë fruta, si limonët, portokallët dhe shalqini, mund të ndalojnë zhvillimin e gurëve.

Konsumimi i kalciumit

Konsumimi i madh i kalciumit rritë rrezikun e shfaqjes së këtij problemi. Gjtihsesi nuk duhet që këto ushqime të ndalen tërësisht pasi që janë kruciale për shëndet.

Qëndroni sa më aktiv që mundeni

Njerëzit më obezë kanë shanca më të mëdha për të zhvilluar një sëmundje të tillë.